Pse po harrohet demonstrata e 28 marsit 1989, në Zhur ?!

0

Albrim S.Badallaj

Politikat me anime regjionale apo më mirë të themi krahinore janë politika të dëmshme për vendin tonë. Kush e harron historinë, ajo ka gjasë të iu përsëritet thuhet jorrallherë. Me vetëdije apo me qasje injorante ndodh që datat e rëndësishme të konsiderohen si dorë e dytë, për aryse se në ato ngjarje nuk kanë qenë pjesmarrëse personat që tani kanë nje vend në udhëheqësi. A thua ndoshta pse vallë krahina e Lumës apo konkretisht Zhuri nuk kanë njerëz që qojnë peshë në udhëheqje institucionale, lihen anash në qdo manifestim kulturor e historik. S’të dhemb aq shumë mosgaditshmëria për pjesëmarrje në ngjarjet kulturoro-sportive, sa të dhemb injorimi total i instucioneve tona karshi datës së 28 Marsit 1989.

Mos të harrojme, gisht në këtë ngjarje të lënë në harresë, kanë edhe vet mediat. Shofim që për ngjarje tejet jo të rëndësishme apo edhe në disa raste kur kemi lajme degjeneruese iu kushtohet rëndësi me proklamime të papara, bilem edhe duke i sponsorizuar. Harrojnë të gjithë mediat e institucionet, që kjo demonstratë ishte ngjarja kryesore kundrejt suprimimit të autonomise së Kosovës dhe ndaj ndalesës se përdorimit të gjuhës shqipe në vend, këtë gjuhëqë tani e përdorin lirshëm nëpër institucione e gazetarët thurrin artikuj pompoz.

Vullneti i popullit, me gjithë të rinjë e pleq, marshuan drejt qendrës kryesore në fshat duke dalë në rezistencë kundrejtë planeve e operacioneve kolaboracioniste serbe. I gjithë Zhuri digjej në flakë. Dhuna dhe represioni i qarqeve barabare serbo-sllave nuk mungoi, duke u munduar që ti përpij të gjallë gjithë ata njerëz që morrën pjesë në këtë revansh protestues, e që cilësohej si kryengritja më masovike e fundviteteve të 80-ta.

Edhe pse shumë persona u arrestuan, u morrën në biseda informative, e u torturuan, por sistemi i egër serbokomunist e pa që edhe nëse do duhej ta angazhonte të gjithë arsenalin e saj propagandistues dhe gjenocidal me nuanca fashiste, ëndrra për të frymuar shqip, në frymen e të parëve, nuk do të shuhej. Ishte një fshat i tërë në shërbim të atdheut. Stafi i shkollës me gjithë nxënësit, sado të rinjë në moshë që ishin, bojkotuan mësimin dhe pa pikë frige, si trima që i lindi kjo trevë, përdorën parullat për Kosovën Republikë.

Si pasojë, përveq dhjetra të plagosurve, atë ditë të kobshme për shqiptarët, por që padyshim mbetet ngjarja kryesore për kërkimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe dhe ruajtjes së autnomisë së vendit, ranë në altarin e lirisë për tu bërë simbol i rezistencës për qështjen kombëtare : Xhymshit , Gjylbear dhe Hajrim Badallaj. Makineria serbe shkeli qdo gjë që iu dilte para, saqë nuk kursyen as fëmijë, ku Hajrim Badallaj ishte vetëm nxënës i klasës së gjashtë. Familja Badallaj vërtet humbi tre bijë të tyre, mirëpo e vazhdoi historinë e dëshmorëve të rënë nga gjiri i vet. Gjaku i tyre u bë amanet për liri dhe pamvarësi.

xhemshit-xhylbehar-hajrim-badallaj-zhur-1989

Në mesin e të gjithë atyre ngjarjeve, mos të harrojmë që kishte edhe asi shqiptarë me “letra”, e që gjaku iu ishte bërë ujë, saqë thoshin se Kosova nuk ka humbur asgjë nga suprimimi i autonomisë së saj. Shteti i egër e fashist serb e dinte se shuarja e një populli fillon nga ndalimi i arsimimit. Pas këtyre ngjarjeve, jeta arsimore nëpër shtëpi-shkolla vazhdoi pa rreshtur, duke dalur breza të rinjë, e duke i paraprirë edhe hapjes së shoqatës humanitare por tejet me karakter kombëtar si në Zhur ashtu edhe gjithandej Kosovës, shoqata “Nëna Terezë”.

Vërtet shteti serb asokohe ua morri elementin kryesor të shtetit, autonominë, por ama ua rriti ambicien për shkollim në gjuhën e të parëve me një atdhedashuri të madhe.

Mitizimi i ngjarjeve nuk i shërben askujt, sidomos këtyre datave faktike, por desha që t’ua rikujtojë disave nga brezi më i vjetër që e kanë harruar shpejt këtë ngjarje dhe e kanë hudhë lehtë pas krahësh. Ka vite që është lënë anash, saqë në këtë datë përveq banorëve të lokalitetit të Zhurit, asnjë përfaqësues nga institucionet lokale, qeveritare dhe parlamentare nuk vizitohet. E potencova qëllimisht institucionin qeveritar dhe parlamentar, pasiqë kjo datë përkujtimore ka vlera kombëtare, e mos të themi historike.

Gjithsesi, të gjithë ne që sot frymojmë lirshëm shqip, kemi një detyrim madhor ndaj veprës së te rënëve në këtë demonstratë dhe gjithë pjesmarrësve të kësaj demonstrate, pasiqe ata u bënë frymëzim për brezat e rinjë dhe gjithë rininë studentore. Nderimi apo jo i kësaj date teke fundit nuk qon shumë peshë, pasiqë emrat e tyre janë shkruar me shkronja të arta në ballinën e shkollës së Zhurit “Dëshmorët e Zhurit”, ku sot me krenari e mban emrin e pishtarëve të gjuhës dhe vet indetitetit shqiptarë: Xhymshit, Gjylbear dhe Hajrim Badallaj. Hallall iu qoftë gjiri i nënës, pasiqe këta u betuan se do jenë armik i çdo lloj tiranie që iu vërsulej kombit..

Autori është Kryetar i UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË (USSH)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here