Pse po frikësohet Lista Serbe pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë?

0

Krerë të Listës Serbe, kanë vizituar sot në Beograd, zyrtarë të lartë të shtetit serb, me të cilët kanë shfaqur shqetësimet e tyre se ‘shqiptarët po duan bashkimin e trojeve’ apo thënë ndryshe, ‘krijimin e Shqipërisë së madhe’, transmeton zeri.info.

Nga frika se mund të ndodh një gjë e tillë, ata kanë qarë hallet me politikanë të shtetit serbë, nga të cilët kanë marrë premtime se ‘një gjë e tillë Serbia nuk do të lejojë të ndodhë’, shkruan zeri.info.

Përmes një kumtese lëshuar nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë e Metohi në qeverinë serbe, thuhet se ‘serbë e Kosovës janë të shqetësuar nga ngjarjet në Kumanovë, dhe thirrjet për një Shqipëri të Madhe’.

“Serbët e Kosovës njohin vetëm një parti, ajo është shumë e mirë dhe quhet Serbija”, u është përgjigjur shqetësimeve të tyre, Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë e Metohi. Në këtë takim kanë marrë pjesë, shumica e kryetarëve të komunave me shumicë serbe të Kosovës. Me këtë rast, politikanët serbë kanë shfrytëzuar rastin që edhe të flasin për marrëveshjen e Brukselit, për të cilën kanë thënë se ‘Prishtina po e shkel, duke mos themeluar Bashkësinë e Komunave Serbe’ /Zëri./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here