Pse më 1998 Millosheviqi e shkarkoi gjeneralin Momqillo Perishiq?

0

Ish-numri një i Ushtrisë Jugosllave më 1998, gjenerali Momqillo Perishiq, ka bërë të ditura disa detaje ekskluzive në lidhje me luftën e Kosoëvs dhe raporteve që kishe ai dhe armata me Sllobodan Millosheviqin.

Në një intervistë për mediet serbe, ai ka treguar se mes tij dhe shefit të shtetit, kishte dallime të mëdha për atë se si duhej eleminuar shqiptarët e armatosur.

Perishiq mendonte të shpallte gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë, në mënyrë që të fitohej legjitimiteti për të dërguar atje edhe ushtrinë, pasi që ndyshe ajo nuk mund të futej në luftë.

Millosheviqi dëshironte të shfrytëzonte vetëm disa njesite të ushtrisë, në mënyrë ilegale. Për shkak të kryeneqësisë, më 1998 ishin hartuar edhe ide e plane për ta rrëzuar Milosheviqin me grushtet.

Por, kjo nuk ndodhi. Ajo që ndodhi ishte se Perishiq u shkarkua. E Sllobodani vazhdoi me të tijën – Kosovën e shkrumoi, rreth 1 milionë shqiptarë dëboi nga këtu ndërsa vrau mijëra të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here