Pse kryesia e të rinjëve të PDK-së në Slivovë aderoi në LDK?

0

Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ferizajt i është bashkuar sot Kryesia e Rinisë Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës e fshatit Slivovë dhe kryetari i saj, Jetmir Ibishi.

Ai me këtë rast ka thënë se kohëve të fundit ka munguar komunikimi me degën e RDK-së dhe se kjo ka qenë arsyeja për të marrë një hap të tillë.

“Në bazë të informatave që kemi shihet se ka ngecur bashkëpunimi jo vetëm me nëndegën tonë por edhe me kryetarët e nëndegëve të tjera, kemi pasur një trajtim jo të mirë nga Kryesia e RDK-së”, tha Ibishi në arsyetimin e tij.

Këtë aderim e ka përshëndetur edhe kryetari i degës së LDK-së dhe kryetar i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili me këtë rast tha se subjekti që ai drejton është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në proceset zhvillimore jo vetëm të partisë por edhe të qytetit./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here