Pse Kosova është kaq e fortë në xhudo?

0
Në Olimpiaden e Tokios shteti i vogël i Ballkanit ka fituuar dy medalje të arta, krejt kjo meritë e një palestre të vogël, e një trajneri të madh.
Në Olimpiaden e Tokios, Kosova një vend i vogël, shtet ballkanas me 1.8 milione banorë aktualisht renditet e gjashtëmbëdhjeta për medalije të arta perpara Brazilit.
I ka fituar vetëm dy medalje, e të dyja të arta, në një sport qe ka lindë dhjetë mijë kilometra larg, saktësisht në Japoni, e cila është edhe nikoqire në këto Lojëra Olimpike.
Të henen xhudistja kosovare Nora Gjakova ka mposhtur francezen Sarah Cysique në finalen e femrave në kategorinë deri në 57 kilogram, ndërsa në semifinale kishte mposhtur Jopnezen Tsukasa Yoshida, tri herë kampionen botërore, përderisa ishte edhe favorite.
Pare tri ditësh Distria Krasniqi kishte fituar në kategorinë deri në 48 kilogram dhe edhe kjo e kishte mposhtur një japoneze, xhudisten Funa Tonaki.
Kosova në këtë Olimpiadë përfaqsohet vetëm nga 11 sportistë, në sportin e xhudos 4 sportiste e një sportist, e deri në këtë moment ka qenë i vetmi ndër tri shtete që ka fituar medaje te artë në xhudo me Francën(1) e me Japoninë(5).
Gjakova e Krasniqi kanë fituar medaljen e dytë të tretë në Lojëra Olimpike në historinë e shtetit të tyre sepse në “Rio de Janerio 2016” medaljen e parë të artë e kishte fituar Majlinda Kelmendi.
Që Kosova është e fortë ne xhudo është folur edhe para se të fillonin Lojërat Olimpike, kjo do të thotë se rrezultatet nuk janë të papritura e një meritë shumë e madhe shkon për 49 vjeqarin, trajnerin Driton Kuka dhe vëllezërit e tij të cilët pas perfundimit të luftes në vitin 1999 e vetëfinacuan dhe e hapën nje shkollë të xhundos në një lagje të varfër të Pejës me emrin “Asllan Ceshme” ku pjesa më e madhe ishte edhe e bombarduar nga forcat serbe.
Peja është një qytet me reth 50 mijë banorë afër me kufirin e Malit të Zi.
Kumuna e Pejes vetem disa vite mbrapa kishte vendosur të financonte sallën e xhudos ku Kuka ishte trajner pasi që çdo gjë ishte pothuaj e shkatërruar, tapetet për xhudo ishin vjetëruar, kishte raste ku pikonte edhe çatia.
“Jam e sigurt se nese nuk do te ishte Toni, Kosova nuk do të fitonte medalje te artë” thotë Majlinda Kelmendi, në 2016 fitusja e Rios, dhe kampionea botërore më 2013 e 2014.
Peveq Kelmedit, Gjakoves e Krasniqit ka edhe shumë të tjera e të tjerë në shumë kategori e në shumë grupmosha, e në shumë pesha të ndryshme, që vijnë nga e njëjta lagje. “Asllan Çeshme”.
Në Kosovë ku sporti kryesor eshte futbolli sportistët e xhudos e kanë të veshtire te arrijen mbeshtetje ekonomike.
Ne 2019 Kuka konfirmon qe buxheti i Kosoves per sportet në përgjithësi ishte 17 milionë euro për një vit, ndërsa xhudos i ishin ndarë vetem 250 mijë euro.
Sot janë mbi 20 klube te xhudos në Kosovë prej kohes qe Kelmendi fitoj medaljen artë.
Që nga përfundimi i luftes Kuka kishte filluar t’i trajnonte fëmijët e vet dhe të lagjes në sportin e xhudos. Majlinda Kelmendi banonte 100 metra larg palestrës, Kosova ishte në një fazë të tranzicionit e fëmijët ishin akoma të traumatizuar nga lufta, e as nuk e njihnin sportin e xhudos thotë Kelmendi.
“Ne femijet e luftes ishim transformuar në kampion të botës”.
Në vitin 1992 pak para Olimpiadës së Barcelonës Kuka ka qenë xhudisti me i mirë i ish Jugosllavisë në kategorinë deri në 71 kilogramë. Ka qenë favorit për të fituar medalje por në atë kohë gjërat kishin ndryshuar dhe pas dhunës etnike që po ushtronte Jugosllavia të gjithë shqiptarët vendosën që të terhiqeshin nga përfaqësimi në sporte të ndryshme.
Kuka thotë se nëse do të merrte pjesë në Barcelonë sigurisht që do të kishte fituar medalje sepse të githë xhudistzët i kishte mposhtur më herët në gara të ndryshme.
Kjo është Kosova e medaljeve të Arta.
Kuka Kelmendi judo kosovo

/Ky artikull është botuar në gazetën italiane: il POST
Përktheu: Genc Krasniqi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here