Pse janë ndalur rezultatet e analizave për të pagjeturit?

0

Shefi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i ka shkruar letër kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, përmes së cilës e ka njoftuar lidhur me atë se tash e disa muaj rezultatet e analizave për të pagjeturit janë stopuar.

Sipas Gërxhaliut, ICMP ka dhënë përgjigje, duke treguar në këtë mënyrë se nuk ka fonde të mjaftueshme për Kosovën, andaj po presin përgjigje nga Mustafa.

“Unë i kam shkruar letër kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se problemet po rriten në këtë drejtim, tu e pas parasysh që analizat për të pagjeturit nuk janë kthyer. Arsye e gjithë kësaj është se ICMP ka thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme për Kosovën. Andaj në qoftë se janë në pyetje mjetet financiare ne t’i participojmë ato, sepse janë shumë shqetësuese rastet. Ne nuk kemi marrë asnjë rezultat tash e 5 muaj, për 103 mostrat e Çabratit dhe këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Mustafës”, ka thënë Gërxhaliu për Indeksonline.

Ai thotë se deri sot nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nga zyra e kryeministrit.

“Po më kanë thënë se shpejt do të marrë përgjigje. Andaj po presim”, ka shtuar ai. /Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here