Pse i dalin Kosovës probleme me legjitimitetin popullor?

0

Uk Lushi

Pse vazhdimisht kemi probleme banale dhe të huajt si p.sh. Ambasadori i Gjermanisë apo disa eksponentë të të ashtuquajturës Shoqëri Civile, që marrin para nga të huajt dhe pa ta do të duhej të mbanin punë të vërteta, na shesin dushk për gogla me retorikë monotone e bajate demek për ligjin e demokracinë?

Sepse:

Ligji mbi Ligjet, pra Kushtetuta e Kosovës, nuk është Kushtetutë e Kosovës; ajo nuk buron nga Kosova; ajo është e imponuar nga të huajt dhe si rrjedhojë ajo dhe ligjet e shumta të përkthyera keq nga tylifar gjuhe nuk përputhen me origjinalitetin e Kosovës.

Paramendojeni t’i vihet lëkura e një hardhuce shqiponjës! A mund fluturon shqiponja me lëkurë hardhuceje? Nuk mundet. Eh, ashtu e kanë bërë Kosovën, duan t’a bëjnë zhullumuzh me rroba që s’i bien dhe as s’i shkojnë vullnetit, shtatit dhe ambicieve të njerëzve të saj.

Cila është zgjidhja???

Ka vetëm një zgjidhje: Kuvendi dhe përfaqësuesit e Kosovës, sa më parë, duhet ta ndryshojnë Kushtetutën. T’a bëjnë Kushtetutën të Kosovës dhe vetëm të Kosovës. Pas këtij ndryshimi të domosdoshëm, ku nuk ka shantazh, bëhen edhe ligjet për njerëzit e Kosovës, e jo si deri më tash që po provohet njerëzit e Kosovës t’u përshtaten ligjeve dhe interesave të lloj-lloj burushkulluesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here