Pse huligani Bogdanov hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri?

0

Huligani serb, Ivan, Bogdanov ka treguar arsyet përse është futur në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë

Ivan, Bogdanov, huligani serb, i është dorëzuar policisë së Serbisë pasi ishte në kërkim tash e disa muaj, pasi ishte shfaqur në fushë gjatë incidentin në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Bogdanov, i cili ishte i shoqëruar me avokatin Nemanja Govedarice, ka treguar arsyet përse është futur në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Jam futur për vetëm një arsye. Deshta të heq dronin  me flamurin e Shqipërisë së madhe. Ai më pengoi shumë dhe këtë se bëri askush deri atëherë” ka thënë Bogdanov, raporton “kurir”

Bogdanov mund të dënohet deri në 5 vjet sepse e kishte të ndaluar hyrjen ne stadium, e lëre më në fushë, si dhe për fshehjen e tij pas kërkimit nga organet shtetërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here