Pse, Hashim?

0

EDONIS SELCA

Thuhet se je njëri nga celulat e UÇK-së, mandej si lexues i Deklaratës së Pavarësisë, ke përgjegjësi të jesh i kujdesshëm në ato se çfarë deklaron!
Si politikan që je prononcimet rreth “normalizimit” të marrëdhenieve me Serbinë, i ke përmendur shpesh, madje shpeshherë tingëllon se po shprehesh me një dozë entuziazmi tek sa i referohesh kesaj çeshtje të ndjeshme, edhe pse shume kush ju “justifkon” duke thënë se këtu kanë gisht diplomacitë e huaja!
Si Hashim je transformuar, tani je bërë promotor dhe katalizatori kryesor për të vendosur  marrëdhënie fqinjësore me Serbinë e serbet, ende pa u tharë njollat e gjakut!
Kush do ta mendonte para një dekade e gjysmë, se do ishte ti “revulocionari”, njeriu i cili nuk pajtohej me frymën e politikes pacifiste, njeriu i cili u dënua nga Serbia në mungesë të tij me shumë vite burgim, tani si politikan i tjetërësuar po bën çmos të “normalizojë” marrëdhëniet me Serbinë. Është obsesioni me politikën që ju ka transformuar si njeri, tani jeni shumë pragmatik, dikur thuhej se ishit idealist, dikur nuk lëshonit pe për asgjë (Kujto konferencën e Rambujesë)!

Hashim, thuhet se je historian me profesion, andaj të lutem kthehu pas në retrospektivë dhe kujto traktatet/memorandumet, ku ne gjithmone si të “degjueshëm” qe ishim dhe jemi kemi nënshkruar gjithmonë në mënyrë të sinqertë, duke dëshmuar korrektësi e mbi te gjitha besë, e për ne shqiptarët besa ishte e “shenjtë”, dihet pse!
Kujtojmë se kjo “besë” ka bërë që fuqitë e mëdha të na katranosin në disa shtete, dhe duke na lënë në mëshirë te fqinjëve të pangopur në apetitet e tyre karshi nesh.
Të falesh është virtyt, gjest fisnik e shumë njerëzor, por jo edhe atëherë kur “hasmi nuk e kërkon atë”, kjo është dobësi dhe shenjë se vuajmë nga kompleksi i inferioritetit!
Forca për të falur Serbinë tejkalon imagjinatën njerëzore, kur jemi këtu ja një shembull konkret:
judët ende nuk i kanë falur gjermanët, pse brezi i katërt para brezit të sotëm ushtruan dhunë e gjenocid shfarosës ndaj tyre!
Edhe me polakët është e njejta gjë, sa herë frustrohen hedhin shqelma kunder gjermanëve, duke ua rikujtuar se sikur te mos ishte Hitleri, Polonia do të kishte 10-fishin e popullatës sot.
Hashim,pse kjo eufori për miqësi të mirë e normalizim raportesh?
Pse kur Serbia bashkë me elitën e vendit atje në Serbi ende gjykojnë me mendësinë e Millosheviçit, ende janë po të njejtit me ide shoviniste, veç se tani nuk kanë forcën e dikurshme.
Serbia nuk na ka njohur si shtet, si mundet atëherë ta pranojë “normalizimin?!
Serbia nuk na ka kerkuar falje per asgje, kurse pala shqiptare u është ofruar me çdo gjë.
Serbia nuk na ka kërkuar falje për spastrimin etnik, as per asgjësimin fizik. Nëse u referohemi shifrave kemi mbi 20.000 te vrarë, e të masakruar, dhe mbi 95% prej tyre civilë të paarmatosur, shumica gra, fëmijë, të moshuar, pa harruar edhe mijëra femra të dhunuara, dhe të zhdukurit qe ju si kryeministër me dy mandate të fituara nuk keni ndërmarrë asgjë konkrete për ta, pa llogaritur edhe shifrat tronditëse të organizmave ndërkombëtare të specializuara për vlerësime të dëmeve, thuhet se diku 70% e të gjitha ndërtimeve janë shkatërruar, djegur e rrënuar nga makineria serbe, që ju në vend se të insistoni në detyrim të kompenzimit (Ka ende shtete që edhe sot dekada pas Luftës së Dytë Botërore, paguajnë dëmet e shkaktuara) ju po i mikloni ata duke ua zgjatë doren e pajtimit pa e kërkuar hiç ata, madje duke e ditur se nuk janë penduar!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here