Pse Haki Rugova nuk e do Lutfi Hazirin kandidatë për kryetar të LDK-së?

0

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova e ka vlerësuar si të ngutshme deklaratën e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, i cili i ka dhënë mbështetje Lutfi Hazirit që të kandidojë për kryetar të LDK-së.

Rugova ka thënë se Haziri në këto momente nuk mund madje as të kandidojë për kreun e LDK-së, pasi që nuk kanë përfunduar ende zgjedhjet në degën e LDK-së në Gjilan, dhe si rrjedhojë e kësaj Haziri nuk është as delegat i partisë.

“Forumi i gruas është ngut me një komunikatë të tillë. Me siguri janë mbledh dhe s’kanë pas çka të bëjnë tjetër dhe tani e kanë leshu një komunikatë të tillë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Sipas tij, përveç Isa Mustafës, askush tjetër në këto momente nuk mund të bëjë publike kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“As unë dhe as Lutfi Haziri nuk jemi zgjedh ende delegat të partisë, dhe nuk dihet se a mund të zgjidhemi. Ndërkaq, Isa Mustafa tashmë është delegat dhe mund edhe të jetë kandidatë për kryetar të LDK-së”, ka thënë Rugova.

Ndryshe, struktura e Forumit të Gruas dega në Gjilan për mes një komunikate sot ka njoftuar se i japin mbështetje të pakontestueshme kryetarit të komunës Lutfi Hazirit dhe njëherësh kryetar i Degës së LDK-se në Gjilani për kryetar te LDK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here