Pse Daut Haradinaj mendon ta refuzojë statusin e veteranit të UÇK-së?

0

Deputeti i AAK-së, njëherësh ish-komandant i UÇK-së, për zonën e Dukagjinit Daut Haradinaj thotë se ka mundësi që ai ta refuzojë statusin e veteranit.

“Arsyeja që nuk e pranoj statusin e veteranit, është sepse djemtë që më kanë bartë mu të plagosur, nuk e gëzojnë këtë status, atëherë nuk mund ta pranoj. Njerëzit që e kanë bërë Ligjin e Luftës , ndoshta pa dashje nuk e kanë llogarit këtë”, tha ai.

“Kërkesa ime është shumë e thjeshtë, që të vlerësohen ata njerëz që kanë dhënë kontribut në luftë”, ka thënë Haradinaj në Zona B në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se ligji aktual nuk e njeh kontributin e personave që kanë marrë pjesë në luftë në vitin 1998, por vetëm në vitin 1999.

“Mendoj se ligji duhet të ndryshohet sepse ka gabime. Ndoshta sot po i japim status disa njerëzve, pse jo edhe atyre që kanë kontribuar tu jepet, por mos të injorohen luftëtarët e vërtetë”, tha Haradinaj, i cili paralajmëroi edhe riiamandamentimin e këtij Ligji në këtë Komision.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here