Pse Bechtel-Enka braktiset nga 15 kompani kosovare?

0

Pesëmbëdhjetë kompani kontraktuese vendore, të angazhuara nga kompania Bechtel -Enka në ndërtimin e autostradës Prishtinë Hani Elezit, kanë ndërprerë punën.

Zbritja e vlerës së kontratës nga 15 centë në vetëm 6 centë, për tonë kilometër, ka ndikuar që 15 kompani, të kontraktuara nga kompania Bechtel-Enka, në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, t’i ndërpresin punët e tyre.

Përfaqësues të këtyre kompanive thonë se Bechtel-Enka u ka ofruar kontratë me vlerë më të ulët sesa vitin e kaluar. Kurse zyrtarët e kompanisë Bechtel-Enka thanë për RTK-në se pavarësisht kësaj, puna në autostradë po vazhdon.

`Pa asnjë paralajmërim na kane ofruar kontrata të reja ne lartësi prej 0.6 centësh per ton kilometër nga 0.-15 cent tonë sa ishte vitin e kaluar`, thone pronaret e kompanive tashme te larguara.

RTK, mbrëmë ka filmuar disa nga kamionët e këtyre kompanive që kanë ndërprerë punën.

RTK po ashtu ka filmuar edhe zonën e gurthyesit,ku shihen kamionë dhe makineri tjera të këtyre kompanive që po ashtu kanë ndaluar punën.

Këto kompani punën nuk e kanë vazhduar as sot.

Pronari i njërës nga këto kompani që kanë ndaluar punën për shkak të uljes së çmimit nga ana e Bechtel -Enkes, e i cili nuk ka dashur të identifikohet para kamerës tha se arsyeja kryesore është çmimi.

“ Kamionët i kemi 26 ton ngarkesë diku me 32 euro shkojnë 25 euro shpenzime naftë 5 shoferi dhe na i bëjmë diku 45 i bëjmë 43 kilometra me fitim 4 euro”. Ai thotë se kanë provuar të negociojnë më zyrtarë të Bechtel- Enka, por kërkesat për kthimin e çmimit te mëparshëm nuk janë pranuar.

Kur ka fillua punën Bechtel Enka se pari ne Kosove ka paguar për ton kilometër 50 cent ndërsa tani 0.6 cent. Ndërsa çmimin Bechtel Enka e ka 10 milion për kilometër e neve na paguajnë 0.6 cent kilometër”.

RTK ka kontaktuar zëdhënësen e BECHTEL -ENKA Ela Ruçi, për të mësuar më shumë për problemin e dale.

Ruci  i ka deklaruar RTK-se se se kjo është çështje kryekëput private mes Bechtelit dhe kompanive, dhe se nuk e komentojnë këtë çështje. “Qëndrimi ynë zyrtarë është se puna jonë do të vazhdoj dhe po vazhdon. Bechtel Enka nuk komenton marrëdhëniet e biznesit”.
Ne anën tjetër ministri i Infrastrukturës thotë se nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë ne marrëdhënie te tilla kontraktuale.

“Nuk ka kurrfarë mundësie te përzihemi ne marrëdhënie biznesore as nga aspekti ligjor as nga aspekti privat. Ju e dini qe ne kemi tregun e lire në Kosovë, nuk intervenojmë ne çmime. Unë besoje se nëse argumentohet me fakte BechtelEenka duhet te reflektoje”, tha ai. Por Zharku, u sugjeron palëve që të gjejnë një marrëveshje për të vazhduar me tutje.

Në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel Enka, një kilometër autostradë kushton 10 milion euro. Oferta e parë e konzorciumit fitues ka qenë 500 milionë euro nëse autostrada ndërtohet pa tunel, ndërsa nëse ndërtohet tuneli, “Bechtel & Enka” ka kërkuar 600 milionë euro. Autostrada Prishtinë Hani Elezit do të jetë e gjatë 55 kilometra dhe pritet të përfundojë brenda 42 muajve.a

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here