PS do e qaj humbjen e Eduart Ndocaj, PD akoma ka kohë të mos e humb

0

ALBAN DACI

PS u soll në mënyrë të gabuar me një nga kandidatët më të fortë në Lezhë, z. Eduart Ndocaj.
PS, u soll në mënyrë të gabuar me mijëra socialistë e jo që e votuan në Lezhë.
PS veprojë sikur nuk do te bëheshin kurrë më zgjedhje pa menduar se zgjedhjet lokale ishin tek porta.
PS nuk doli nga pazaret e vjetra në Lezhë, duke mbështetur LSI dhe konsumimin e saj politik. PS, Rama dhe Mimi Kodheli menduan se z. Ndocaj ishte primitiv në politikë, menduan se mund ta mbanin të nështruar edhe ate siç kanë bërë me të tjerët në këto vite. PS e ne veçanti Rama nuk i vlerësoj si duhet kapacitetet politike të z. Ndocaj.
PS, harrojë se gjysmë e PS në Lezhë ishte aty fale angazhimit të z. Ndocaj në zgjedhje duke ju mbushur edhe makinat me naftë.
Edi Rama nuk e kuptoj se me neglizhencën e tij deri ne shitje te PS tek LSI do të kishte zhgënjime tek radhët e PS.
Z. Ndocaj me reagimet e tij e ka paralajmeruar disa herë PS, Mimi Kodhelin dhe Edi Ramën për pasojat që do të kishte indiferenca e tyre në radhët e PS në Lezhë.
PS e humbi z. Ndocaj prej kohësh në Lezhë, por jo vetem kaq por ka humbur edhe gjysmën e strukturave të PS dhe më shume se gjysmën e elektoratit të saj. Tashmë humbje e PS në Lezhë eshtë një proces pa kthim dhe i parikuperueshëm. Madje, suprizat e shkatërrimit të PS në Lezhë akoma nuk kane mbaruar, por janë fillimet e veta. Do të ketë drejtorë, drejtues politik e deputetë të PS në Lezhë që do të largohen përfundimisht nga PS e do te gararojnë me z. Ndocaj në strukturat e Bashkisë Lezhë. Faje për këtë është i Edi Ramës, Mimi Kodhelit e strukturave të tjera politike.
Edhe subjekte te tjera politike e kanë nënvlerësuar aktivitetin politik të z. Ndocaj të bërë në një vit. ËshtË fakt se z. Ndocaj sot eshtë më popullor e me mediatik se sa edhe një minister. Por, disa drejtues të rëndesishëm të PS e kane quajtur malok, fshatar, lëvizja e fshtarëve. Z. Ndocaj ka vendosur të garojnë për Bashkine Lezhë dhe shumë mirë bën. Ai është shumë hapa politikë në krahasim me kryetarin aktual dhe të tjerët të pashpallur. Z. Ndocaj nuk ka asnjë njollë të zezë për korrupsion se nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Z. Ndocaj nuk ka asnjë akuzë për vjedhje se nuk ka marrë asnjëherë asnjë tender në Shqipëri. Pra, moralisht z. Ndocaj është i fituar me këdo që përballet me të. Jo vetem kaq, por është hapa para edhe politikisht, sepse ka dy vjet që bën fushatë elektorale. Gjithashtu, sot per sot është i vetmi që ka një platformë e vizion të qartë për të qeverisur Lezhën.
PS e ka humbur në një rrugë pa kthim Eduartin. Ndërsa PD është akoma në kohë për ta mos humbur. PD ka vetem një mundësi për ta mos humbur z. Ndocaj duke mbeshtetur kandidaturën e tij. Disa e kane marrë thjeshtë si lojë aktivitetin politik të z. Ndocaj. Janë gabuar, sepse z. Ndocaj është tashmë zv. Kryetar i PDK dhe sipad Kodit Zgjedhor ai që nesër ka të drejtë të regjistrohet si kandidat ashtu siç do të ndodhë. PD e ka në dorë të zgjedhë nëse Ndocan ta ketë aleat ose ta ketë kundërshtar. Unë, jam i sigurt për një mijë e një arsye Ndocaj është supriza e zgjedhjeve në Lezhë, ai do te jetë një Tsipras. Ata që marrin vesht nga politika duhet ta kuptojnë këtë gjë. Të tjerat janë eogizma e injorancë politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here