Prova të reja:a është ky vërtetë jashtëtoksorë apo një montim? (video)

0

Fotografia e cila bëri bujë në tërë botën,një jashtëtokësorë në tavolinën e operacionit.Por a ishte kjo një shantazhim,një montim apo ishte diçka e vërtetë?Shumë gjëra u folën deri më sot rreth fotografisë “Rosvell Slide”.Por më 5 maj dolën në pah fakte të reja se a janë autentike fotografitë,a është fjala vërtetë për një jashtëtokësorë.

Pesë vjet punë,kaq u është dashur specialistëve që të verifikojnë origjinalitetin e fotografive,rreth 70 vjet pas publikimit të tyre të parë.Jaim Maussan,moderator dhe gazetar meksikan i emisionit “Tercer milenio” është specialist i fushës investigative thotë se bëhet fjalë për prova të pamohueshme se fotografitë janë origjinale dhe bëhet fjalë për një jashtëtokësorë.

Këto foto janë marrë nga gjeologu Bernard A. Ray,në vitin 1947 dhe 1949.Aty mund të shihet i ashtuquajturi jashtëtokësorë i vdekur dhe i gjetur në Meksikën e Re.Edhe Richard Dollan,hulumtues dhe shkrimtar ka vërtetuar që fotot janë origjinale.Poashtu të njëjtën gjë e pohon edhe astronauti i 6 i misionit Apollo 14 Edgar Mitchell.

Këto fotografi u prezentuan në një ngjarje të quajtur”bëhuni dëshmitar” në Audotiriumin Kombëtarë të Meksikos ku ishin të pranishëm më se 10.000 persona.

Misteri i ekzistimit të jashtëtokësorëve mbetet gjithmon i pazgjidhur.Edhe sot NASA e mohon ekzisitimin e këtyre qenjieve në planetin Tokë,ndërsa qeveria amerikane atëkohë e shpjegoi rrëzimin e kësaj “kapsule” me një armë ultra moderne e cila ishte e destinuar në përgjimin e armëve nukleare ruse të asaj kohe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here