PROVA RACIONALE ONTOLOGJIKE SIPAS DESCARTES DHE SARTRE

0

DRANE NUE

Në këtë ese do të orvatem që në mënyrë sa me koncize të paraqesë teorinë e Decartes për argumentimin e qenies absolute gjegjësisht Zotit. Argumenti i Descartes është zgjerim, apo eksplikim i mëtutjeshëm i argumentit ontoligjik që kanë dhënë në mesjetë, mirpo ai argumentoi në një kontekst tjetër që është koncepti i filozofisë moderne, posplatiniste. Duke u mbështetur në atë që Descartes nihet si themelues i racionalizmit ai për ekzistencen e Zotit provon të sjellë argumente duke përdorur arsyen. Ndoshta edhe ky është fundamenti bazë që e shkëput mendimin Descartian nga ai mesjetar. Sepse në mesjetë filozofia u shënderrua në shërbetore të teologjisë ,mëqe Kisha i imponoi ti interpretoi e ti paraqesë dogmat fetare si të verteta dhe absolute e cila nuk duhet të vihen në dyshim por vetem duhet ti pervetesoi. Mendja duhet ti shtrohej besimit dhe ti sherbeje atij, duke anashkaluar arsyen. Descatres është i pari i cili konteston gjithë traditën paraprake të mendimit teorik, teologjik. Pra, dyshimi Kartezian është dyshimi i cili racionalisti e hedh mbi çdo dije ekzistuese dhe tradicionale, ai fillon më dyshu në krejt dijen të cilën ka marrë përmes traditës. Ajo sipas tije është dije e rrejshme është tërësi vizionesh dhe paragjykimësh të cilat nuk e bindin se janë të vërteta.

 

Descartes është një nga filozofet që vuri themelët e filozofisë së kohës së re më koncepsionet e tij. Këtë shkeputje e bëri duke themeluar të menduarit mbi boten mbi njëriun, mbi absoluten dhe raportin e tyre reciprok. Descartes për të nisur themelimin e mendimit të ri dhe shkëputjen nga tradita u mbështet në dyshimin metodik, duke dyshuar të gjejë kriterët e sigurta për të dalluar të vertetën nga rrena. Kjo është metoda që niset në kërkimin e njohurive të sigurta. Ҫdo gjë që kishtë mësuar nga shqisat i vinte në dyshimë të gjitha objektet e trupit të vetë si dhe padyshimë ekzistimin e qenies absolute. Ai dyshon në cdo gjë që sheh me shqisa, por kurrsesi në atë që mendon.“Descatres thotë se mund të gabosh kur mendon që sheh dicka, mund të dyshosh  në ekzistimin e të gjitha këtyre por kurresi s’mund të dyshosh që mendon. Mendoj pra jam, (Cogito, ergosum) kjo është e verteta e parë që gjën Descartes, ajo është evidente, mëqë është e qarte dhe e dallushme”[1]. Ai vendosi në dyshim çdo gjë, vendosi edhe qenien absolute, përpiqet që më proven ontologjike ta postuloi ekzistencen e tij. Sikur ta marrim një fëmi të posalindur dhe ta rrisim në një ambient të izoluar pa njohurit paraprake, një fëmi te paformuar që është tabula rasa a do të kishte njohuri për ekzistencen e Zotit? Përderisa e mendojmë Zotin, atëhëre atë nuk mund ta mendojmë si joëkzistues, nga vetë përsosmeria e tij rrjedh medeomos ekzistenca, po të mos ekzistonte objektivisht atëherë nuk do të ishte qenie e përsosur, që nuk është në pajtim më Zotin. Asgjë nuk deshmon ekzistencën e Zotit, është vetëm mendja e cila e cila e ka krijuar, dhe te mos ekzistontë fare koncepti Zotit nuk do të ndryshonte asgjë, cdo gjë është në dyshim që Zoti ekziston atëherë as fëmijet nuk do ta njohin Zotin.

Të njëjten gjë e thotë edhe Platoni me idealizmin e tij, se idetë si nismat e para krijuan çdo gjë, gjithashtu krijuan edhe iden mbi qenien supreme sic është Zoti. Idetë janë qeniet absolute të cilat vendosen rend në botë, krijuan cdo gjë dhe të shpien deri tek e verteta. Descartes supozon që Zoti si  qenie absolute i cili paska krijuar njëriun, mund të bëje që të mos ketë toke, qiell, univerz as kohë, por ne vetëm mashtrohemi nga kjo sepse ne na duken se po i shohim, na paraqiten qarte si të dallushme. Pse atëherë kur Zoti po mashtrojka, ne duhet që mëdeomos të besojmë që ekzistone. Descartes këtë dyshimin radikal të Zotit si mashtrues e largon më supozimin e mirësise së pakufishme si njëri nga atributet e qenies absolute. Pasi në skepsen e tij metodike vuri në dyshim çdo gjë edhe ekzistencen absolute ai përpiqet ta argumntojë ekzistencen e qenies absolute më provën ontologjike. Duke vure në dyshim çdo gjë, dhe si të vërtetë të parë vuri arsyen e njëriut nga e cila mandej dedukton të vërtetat tjera psh: ekzistencen e Zoti. Natyra e njëriut është e pakufishme dhe deshmon që njëriu është qenie e lire, dhe në kurrë nuk gabohemi në procesin e njohjës, nësë pranojmë atë që njohim qarte dhe dallushem, dhe vullneti nuk mund të shtrihet ma larg se arsyeja.

 

 

 

 

 

 Sprova fenomeno-ontologjike sipas Sartre

 

Kritika që u bëhet ekzistencialisteve është se ata i ftojnë njërzit të qëndrojnë në një gjëndje dëshpruese dhe sepse i mëshojne më shumë trupit njerëzor sepse gjithkund lëmë në dukje anët e ulta të pakuptushme të njëriut dhe lëmë pas dore bukurite ngazëlluese të natyrës njerëzore. “Ekzistencailistet njëriun e marrin si një qënie të vetëmuar dhe nuk e përfillin solidaritetin njerëzor që kane për pikënisje njejtë si Descartes subjektivitetin e paster dmth. thënien unë mendoi”[2]. Sartri e tregon këtë momentin kur zhytet në vetëmine e tije, çka për rrjedhojë e bën të pamundur kthimin në solidaritetin më njerëzit e tjerë, që jane jashtë dhe që nuk mund të arrijnë në cogito-n e tije. Kritike tjeter që u është bërë nga pala katolike është që kanë mohuar realitetin dhe rendësine e arritjeve njerëzore dhe nuk e kanë prauar Zotin si ekzistues. E bën jeten njerëzore të mundshme dhe që pohon se çdo e vertete  e çdo veprim ka nevojë për një mjedis dhe subjektivitet njerëzore, dmth. ekzistenca vjene përpara esences ose thënë më ndryshe se duhet pasur si pikenisje subjektivitetin. Kur e paraftyrojmë Zotin, në të shumten e rasteve e ka marre pamjen e një njëriu të fuqishem, mbinatyror, artizani që arrine mbi çdokënd. Në qoftë se shyqrtojmë si doktrinen e Descartes apo të Lajbnitez, ne e pranojmë se vullneti e ndjek arsyen, kur Zotu krijon dicka ai e di se çfare krijon. Psh: kur veshtrojmë një objekt të prodhuar si një liber ose një thikë, për te hapur fletet e librit ky objekt ka qenë prodhuar nga një zejtar i frymëzuar nga një koncept. Nuk mund të mendohet një njëri i cili prodhonë thikë librash pa pasur idenë se për çfare shërbenë ky objekt. Dhe këtu mund të themi se esenca i paraprinë ekzistences, rrjedhimisht prania e syve të mi e kesaj thike librash ose këtij libri është diçka e paracaktuar. Në këtë mënyre koncepti i njëriut në mendjen e Zotit është i ngjajshem më konceptin e thikës se librit në mëndjen e zejtarit. Zoti krijoi njëriun duke ndjekur një koncept dhe teknike të njejtë më të zejtarit. Njëriu si individ realizon një koncept të caktuar që është në arsyen hyjnore. Në qoftëse Zoti ekziston atëhere i paraprine një qenie tek e cila e ka krijuar idenë e Zotit, po të mos ekzistone njëriu as Zoti nuk do të ekzistonte, ekziston një qenie tek e cila ekzistenca paraprine esencen, një qenie që ekziston përpara që të mund të përcaktohet nga ndonjë koncept dhe se ajo qenie quhet Njëriu, ose sic thote Hajdegeri realiteti njerëzor. Njëriu ekziston qysh përpara, se atë e hasim ai shfaqet në këtë bote dhe ai përcaktohet vetem me pas. Njëriu përcaktohet pas krijimit të tijë dhe do të jetë pikërisht siç është krijuar, dhe për pasojë nuk ka natyre njerëzore, mëqense nuk ka Zot për ta konceptuar atë. Disa profesorë francez jane munduar dhe kanë synuar eliminimin e Zotit me një të renë të lapsit. Asgje nuk do të ndryshonte sipas tyre nëse Zoti nuk do të ekzistonte, dhe sipas tyre njëriu do ti gjene rregullat e ndryshme progresi, humanizmi dhe ndërkohe Zotin mund ta shikonin si një hipotezë e vjetëruar që do të vdes qetësisht vetvetiu. Zotin e shohim si një hipoteze të padobishme që hap shumë punë, ne do ta heqim qafe në qoftë se një moral një shoqëri apo një botë e qytetëruar është e nevojshme të merren disa vlera dhe të konsiderohen apriori si psh: duhet të jesh apriori i detyrushem të jeshë i ndershëm, dhe të mos shkaktosh dhunë në familjë. Në qofte se Zoti nuk do të ekzistonte nuk do të kishim përballe nesh vlera dhe rregulla që do ta legjitimonin sjelljen tone. Pikënisja e Sartrit është subjektiviteti i njëriut duke dashur një doktrinë të bazuar mbi të vërteten dhe jo grumbull teorish që nuk janë të shëndosha.

 

Sartre ashtu si Descartes e merr si të vertetë “mendoj pra jam” e cila është e verteta absolute e njohjes njerëzore që njeh vetveten. Për të përcaktuar të mundshmën duhet të zotërojme të vertetën, për të pasur një të vertet të çfaredoshme duhet të kemi një vertetë absolute se arrihet vetem nëpërmjet arsyes. Njëriu realizohet nëpermjet cogitos, duke njohur jo vetem veten por edhe të tjerët, tjetri është kusht i domosdoshëm për ekzistencen time dhe Sartre e quan këtë intersubjektivitet. Njëriu është gjithmonë jashtë vetvetes dhe duke dalë jashtë tij mund të realizojë ekzistencën, dhe mund të ekzistojë vetem duke pasur qëllime transhendente duke qenë një llojë kalimi dhe duke i rrokur objektet vetem në raport me kalimin. Kjo lidhje mes trashendences si pjesë përberse të njëriut në kuptimin se Zoti është transhendent por në kalimin dhe subjektivitet gjithmonë është i pranishem në univerzin njerëzore.

 

“Sarte thote se jo qe besojme në Zotin, por edhe mos të ekzistonte fare nocioni Zot, asgje nuk do të ndryshonte, problemi ekziston tek ekzistenca e tijë.”[3] Njëriu duhet ti dalë zot vetes së tije dhe ta shpëtoi veten e tije nepërmjet arsyes, dhe në qofte se vërtetohet ekzistenca e Zotit, njëriu nuk duhet të shpresoi tek ai, por njëriu duhet më anë te cogitos ta shpetoi veten. Në qoftë se Sartre e mohon Zotin si krijues atëhere medeomos duhet dikush të ekzistoje tjeter që ti krijoje këto vlera, dmth jemi ne që i krijojë këto vlera, dhe pa to jeta nuk ka kuptim apriori. Pra se të lindim jeta nuk ka kuptim jemi ne ata qe i japim kuptimin dhe vlera, jeta nuk është tjeter veçse kuptim që na e zgjedhim. Sarte e intepreton Zotin vetem si një ide të tjetërsuar të njëriut, ide ku njëriu tjetërson brendinë e vetë.

Parimi i pare i filozofise së Descartes është mendoi pra jam, që është e qendrushme e sigurte  dhe të gjitha supozimet ekstravagante të skeptikeve nuk kanë qenë në gjëndje ta pezullojne. Por kjo nuk garanton të verteten por dyshimi në gjithcka e bën qenien e përsosur, është përsosja më e madhe të njohësh se të dyshosh. Një qenie e persosur është e pamundur të nxirret nga asgjëja. Sikur ne të jemi të pavarur dhe mos të shpresojmë tek një qenie tjeter e përsosur atëherë do të mund ti kishim të gjitha gjërat që na mungojnë, dhe të jemi edhe vetë ne të pakufishëm, të amshushem, të pandryshushem, të gjithëdishem, ti kemi të gjitha përsosmerite që ja posedojmë Zotit. Kjo të zhyte në skpticizem të thellë, sepse këto janë vetem ide që i kemi për gjërat e përsorura që ja posedojmë Zotit, dhe dyshimin, pikëllimin, paqendrushmerinë nuk do ti posedonte Zoti, meqense edhe njëriu po ta konsideronte vetën të tillë nuk do kishte dashur ti posedonte. Idetë sipas Descartes jane mendimet e njëriut njejtë sikur Platoni, dhe nuk duhet të dyshojmë në mendimet apo idetë. Sikur Zoti të ishte i përberë nga natyra inteligjente dhe trupore atëherë nuk do të ishte i përsosur sepse qenia e saje nuk do të varej nga fuqia e tijë.

 

A do te munde Zoti ta peshonte një gure më të madhë se vetë, pasi që është qenie e fuqishme dhe e plotefuqishme? Jo! Sepse atehëre nuk do të ishte qenia e vetme e fuqishme, sepse do të kishte diçka më te madhe që do ti tejkalonte fuqitë e tija. Ideja e një qenie të përsosur dhe ekzistenca perfshihet njejtë si ideja e një trekëndeshi, apo sic jane paradigmat e para tek Platoni. “Siç e mendojme dhe siç e kemi krijuar idenë e trekendeshit në koken tonë, njejtë e kemi krijuar edhe iden e Zoti. Atëherë nuk mund të jemi të sigurte se Zoti ekziston që është qenie e përsosur, është ose ekziston, sa mund të jetë i sigurte ndonjë përdeshmim i gjeometrisë.”[4] Ka dy shtresa te cilat janë të theksuara të Platoni. E para lidhet me teorinë e paraekzistencës së shpirtit. Shpirti i njëriut ka njohje për format përpara se ai të bashkohet me trupin. Edyta, në procesin e krijimit, Demiurgu ose Zoti i përdor idet në formimin e sendeve të veçantë, duke nënkuptuar se idet kanë ekzistencë përpara se të trupëzohën tek sendet. Dhe idet kanë origjinën e tyre të ekzistences së Zotit në ”mendjen e Zotit” ose në parimin supreme të racionalitetit, tek Njëshi. Platoni udhëtimin e mendjes e bën nga niveli më i ulët të Eikazia, apo njëriu që njeh boten, në nivelin më të lartë, tek idea e së mirës e cila përmban pamjen e përkryer të realitetit. Ashtu si dielli, në krahasimin e shpellës, është burimi i dritës dhe i jetës, po kështu ideja e së mirës është autori i të gjitha sendeve të bukura dhe të drejta, burimi i dritës në këtë botë dhe burimi i së vërtetës dhe i arsyes në të tjërat. Se ku, në mendjen e Zotit, ekzistojnë idet, kjo është një çështjë, por ajo që nënkupton Platoni është se idet janë qendra nëpërmjet të cilave parimet e arsyes veprojnë në univers. Atëherë nëse beson njëriu vetem në imagjinatë dhe i veshtrojmë gjërat përmes imagjinatës, kjo është një doksë një mënyre e të menduarit për gjërat materiale dhe është fare e pakuptimtë.

Shqisa e të pamurit nuk na siguron gjithmonë të vertetëm sepse tingujt nuk i shohim por i dëgjojme, paraftyrimet dhe as shqisat tona nuk mund të na sigurojnë asgjë nëse nuk ndërhynë arsyeja. Ne të gjitha gjërat i marrim si të verteta dhe të sigurta vetëm se Zoti ekziston dhe që është qenie e përsosur dhe nga fakti se çka vjen, vjen nga ai. Pasi që dalin gjitha këto nga Zoti atëherë del edhe genjeshtra dhe papersosmeria. Mund të dyshojmë në çdo gjë, por jo edhe në të verteten e mendimeve tona. Duhet të besojmë në arsye dhe jo në imagjinate apo në shqisa.

Në këtë punim të eseut kam paraqitur proven racionale ontologjike të Descartes po ashtu edhe sporoven fenomeno-ontologjike të Sartrit si dhe idealizmin e Platonit. Duke u mbeshtetur në mendimet e këtyre filozofeve arrita të kuptoi mënyrat e argumentimit dhe të interpretimit të qasjeve të tyre mbi çështjen fenomeno-ontologjike të ekzistencës së Zotit. Ҫështjët  e tyre ju qendrojnë kritikave të shumta nga dogmatistet fetare dhe Descartes si themelues i racionalizmit duke përdorur arsyen sjell argumente të fuqishme për ekzistencen dhe mosekzistencen e Zotit.

Descartes dyshon në cdo gjë që sheh dhe pasi që dyshon në çdo gjë që ekziston dyshon edhe në ekzistencën e Zotit. Sepse edhe Zoti mund të jetë vetëm një hipotezë e krijuar nga idetë tona. Duke u mbeshtetur në arsyen si një racionalist dyshon në çdo gjë shqisore, dhe vetem racio mund të na shpie tek e verteta. Gjithashtu edhe Sartre shpreh skepticizmin e tij në Zotin  e argumentet e shqyrtuara më larte si dhe me shëmbullin e gruas së qmendur, e cila kishte halucinacione, te cilen e merrnin në telefon dhe i jepnin urdhëra. Kur e pyste mjeku: kush ju merr në telefon? Ajo pëgjigjjej: më thotë se është Zoti. Kush do të na binde neve se është Zoti. Dhe nëse në këtë rast dëgjon ajo zëra kush do ta vertetonte se ato vijnë nga qielli jo nga ferri, ose nga subkoshienca ose një gjëndje patologjike.  Gjithashtu edhe tek Platoni shqisat na dergojne dy herë larg realitetit  ndersa kur perdor njëriu arsyen ai arrin në rrafshin e njohjes e cila është shkalla me ë lartë e njohjës  dhe zanafilla e cdo gjëjë. Kjo është metoda  dyshimit tek Descartes e cila dyshon në cdo gjë, përveç në vetë dyshimin, sepse sikur dyshimi do ta vente vinte në dyshim, atëherë të menduarit do ta suprimonte vetën si mendim kritik.

[1] Descartes, Rëne, Ligjërate mbi metodën, Prishtinë, 1990, Rilindja, fq. 13.

[2] Sartre, Jean- Paul, Ekzistencializmi është humanizem, s.l, 1997, Phohenixart fq. 8.

[3] Sartre, Jean- Paul, Ekzistencializmi është humanizem, s.l, 1997, Phohenixart fq. 66.

[4] Descartes, Rëne, Ligjërate mbi metodën, Prishtinë, 1990, Rilindja, fq. 59.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here