Indeksonline: Protestuesi me “shot gun” gjuan në drejtim të policisë

0

Nga dhuna e protestuesve në protestën e së shtunës të organizuar nga opozita, kanë mbetur të lënduar 24 policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë.

Burime të Indeksonline thonë se ka pasur policë të lënduar jo vetëm nga koktej molotovi dhe gurët e hedhur, por edhe nga plumbat gome që janë hedhur në drejtim të tyre.

Pamjet e fundit që vijnë nga protesta, shfaqin një protestues me armë të llojit “shot gun” duke gjuajtur plumba gome në drejtim të policisë.

Një gjë e tillë, kaq e tmerrshme, është hera e parë që shihet në protesta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here