Protestojnë veteranët e UÇK-së, hyjnë në oborr të Qeverisë

0

Xhevdet Qeriqi me shokë kanë kaluar rrethojat e Qeverisë të hënën. Protestuesit veteranë, të clët po kërkojnë Listën e spastruar të Veteranëve të luftës, ia kanë dalë t’i kalojnë rrethojat e oborrit të Qeverisë dhe momentalisht janë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Ka përleshje mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit e kanë krijuar një kordon para hyrjes kryesore dhe nuk po lejojnë askënd të futen brenda objektit. Në oborr të Qeverisë janë prezent njësitë speciale të Policisë së Kosovës,

Xhevdet Qeriqi vazhdimisht po bën thirrje protestuesve veteranë që të dalin nga oborri i Qeverisë në mënyrë që të ulen para objektit dhe të presin një përfaqësues nga Komisioni për verifikim mirëpo thirrjes së tij nuk po i binden protestuesit, transmeton kp.

Qeriqi po ashtu bën me dije se ka kërkuar takim me përfaqësuesit e Komisionit por që deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here