Protestojnë shqiptarët që luftuan në Kroaci, kërkojnë njohjen e statusit të veteranit nga shteti kroat

0

Pjesë e luftës në Kroaci ishin edhe disa shqiptarë nga Kosova. Ata luftuan kundër Serbisë deri në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia.

Por, 23 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë, disa nga ish pjesëtarët shqiptar të ushtrisë kroate sot po protestojnë për mos njohjen e statusit të veteranit e invalidit të luftës nga shteti kroat.

Ata sot me pankarta e flamuj kroat po protestojnë para ambasadës së Kroacisë në Prishtinë duke kërkuar që tu njihet statusi i veteranit e invalidit të luftës.

Ndonëse numri i tyre nuk është i madh ata po këmbëngulin që kjo temë duhet të trajtohet edhe njëherë nga Kroacia.

Para ambasadës vërehet edhe një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë objektin për çdo rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here