Protestojnë para Qeverisë së Kosovës familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së të luftës së Kumanovës

0

Dhjetëra familjarët të ish luftëtarëve të UCK-së në betejën e Kumanovës, të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë, bashkëluftëtarët e familjarëve mbajtën  protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Mentor Vishasela, familjar i Fatlum Vishaselës, i vrarë më 9 maj në Kumanovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës që të përpiqet për kthimin e trupave të familjarëve të tyre, transmeton zeri.info

Ai ka thënë se grupi i Kumanovës kanë shkuar në Maqedoni që të luftojnë për çlirimin e shqiptarëve atje të cilët, sipas tij, po vuajnë nën sistemin qeverisës së Maqedonisë.

7(37)

“Kërkoj na Qeveria e Kosovës të marrë masa për lirimin edhe të të burgosurve”, ka thënë Vishaseva.

Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe pankarta ‘të lirohen djemtë tanë’, ‘djemtë tanë janë çlirimtarë’, ‘të mbrohet dinjiteti i vëllezërve në Maqedoni’, ‘ktheni djemtë tanë’, etj.

Në protestë ka edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, bashkëluftëtarë të disa prej të arrestuarve në Maqedoni. Po ashtu në protestë po marrin pjesë edhe disa deputetë.transmeton telegrafi.

9(20)

Taulant Gashi, njëri nga familjarët e të arrestuarve në Maqedoni tha se kërkojnë nga institucionet e Kosovës të marrin informata dhe ta zbardhin ngjarjen në Maqedoni. Ai tha se për shkak të trajtimit jo njerëzor të shtetit maqedonas, është e pamundur identifikimi i viktimave.

Ndërkaq, Xhavit Jashari, nga organizatat e veteranëve të luftës tha se ata që ranë në betejën e Kumanovës janë dëshmorë.

Ai kërkoi nga institucionet e vendit të jenë të matur në deklaratat e tyre.

Kërkesat e protestuesve

-Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.

-Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.

-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.

Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur.

Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here