Protestë e shqiptarëve në Munich të Gjermanisë

0

Mërgata shqiptare sot do të protestojë në Munich të Gjermanisë, para Ambasadës së IRJM-it, siç thonë ata kundër terrorit të egër sllavo-maqedon mbi shqiptarët autokton.

Kështu ka njoftuar Këshilli Organizativ i protestës me moton” Stop sllavo-maqedon mbi shqiptarët autokton”, sipas të cilëve protesta do të fillojë në ora 16.30.

“Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me banim në Gjermani, Zvicërr dhe Austri të na bashkohen masovikisht para Ambasadës së IRJM-it, në Briennrstr. 56, 80333 Munich”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here