Protestat vështirë se mund të kontrollohen …

0

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka thënë për Indeksonline se protestat në shkallë të gjerë është vështirë të kontrollohen.

“Organizatorët duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim. Si rrjedhojë, protestat në shkallë të gjerë vështirë se mund të kontrollohen nga kapacitetet ekzistuese të policisë, për shkak të kufizimeve teknike”, ka thënë Qehaja.

Ai ka konsideruar se potenciali në rritje për proteste dhe shprehje të pakënaqësisë në forma të tilla të tubimeve duhet vështruar me kujdes nga prizmi i sigurisë, përderisa arsyet për këto protesta mund të jenë të bazuara .

Qehaja ka theksuar se problemin më të madh e sheh te qarqet anti-Kosovë të cilat mund ta keqpërdorin situatën.

“Problemin më të madh e shoh në keqpërdorimin e tyre nga qarqet anti-Kosovë. Përshkallëzimi mund të implikoj involvimin e EULEX-it si linjë e dytë (edhe pse mision i cunguar) dhe madje edhe KFOR-it si linjë e tretë e intervenimit”, u shpreh Qehaja./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here