PROTESTAT, SI ARMË POLITIKE PËR NDRYSHIME

0

ISMET SHABANI

Të perdoren „Protestat“ si armë për ndryshime, është një gjuhë politike me të cilat duhen bërë ndryshimet! Kjo është një gjuhë jo gjithëherë e pershtatshme por, mbase shumë herë tek ne edhe e nevojshme, sidomos, atëhere kur kemi parasyshë qendrimet „egoiste dhe vesh-shurdhër“ Qeveritare të vëndit tonë. Që kjo gjuhë dhe armë „paqësore“ e politikes, të ketë efektin dhe suksesin e vet të deshiruar, që domosdo pastaj të realizohen edhe kerkesat e qytetarve skajshmërisht të frustruar, qoftë nga përditshmëria e jetës dhe qoftë e vështirësive të natyrave të ndryshme që hasin, duhet patur edhe kerkesat po aq të qarta dhe të përpikta, sa për të kuptuar me vetëdije atë që mund të arrihet dhe, jo ndaj atyre kerkesave që ndoshta janë në kurthin e pamundësis për t‘u realizuar! E shof si tejet tragjike dhe të dhimbshme faktin se, gjithë ai popull, numri i të cilëve sot jo aq i madh në „Protestë“, ishte simbolik por, që me ta do dilnin edhe qindra mijra të tjerë për të protestuar, për paknaqësitë që kanë qytetarët e Kosoves deri më sot, me Qeverinë e vet aktuale dhe me Qeveritë e saj të së kaluares! Fakti pse nuk dolen të gjithë ata „Qytetarë“, që kishin me dalë në mënyrë masovike me gjithë dëshirë të shprehin paknaqësit e tyre, janë të qarta! Prandaj, pikërisht ky fakt e bënë gjendjen të jetë tragjke, sepse dëshirat e tyre u ngulfaten, ende pa dalë në sheshet e Kryeqytetit, për shpalosjen e tyre. Shumëkujt, po aq sa edhe vet mua, do t‘ju interesonte të dij diçka mbi faktorin „ngulfatës“ për të cilin flasë? Ai faktor është vet njeriu! I cili në përpëlitjet e tija, së pari nuk gjenë rrugen më të pështatshme për t‘i hedhë ato në dritë! Pastaj, edhe paknaqësit janë të shumta, një grumbull i madh i tyre, për të cilat njeriu nuk e ka lehtë as edhe t‘i përshkallzoj në prioritetet e duhura dhe si të arritshme në një kohë të deshiruar! Ndersa protestat që u bënë sot, kerkesat ishin të koklavitura, dmth. shumë të paqarta, të padefinuara dhe të pa unifikuara apo të pathjeshtësuara! Natyren dhe ngjyren e kësaj koklavitje, i shtoj mbi të gjitha faktori „njeri politik“, të cilët, nuk kerkuan ndryshime që popullit dhe qytetarit i duhen me urgjencë, si prioritet absolut në interesin e tij! Ky faktorë „njeri politik“, specifikë të veten e pat fiksimin për të larguar një tjeter „ faktor njeri politik“, për të ardhë ky faktori tjeter „njeri politik protestues“, në vendin e atij të parit! Dhe kjo, është kuptuar dhe nuhatur mirë nga qytetari i Kosoves, sepse ky faktor politik protestues, nuk i prezenton denjësisht interesat e tyre! Prandaj, pikërisht kjo është arsyeja pse nuk protestuan te gjithë ata që duhej dhe donin të dilnin për të protestuar! Kjo „Marshutë proteste“, ishte e vogël, sepse manipulimin me ta, qytetarët e Kosoves nuk e lejuan sot me vetëdije të plotë! Por pat edhe nga ata të cilëve gjërat ju kanë ardhë deri hunda dhe nuk durojn më dot! Mbase thojnë: „le të vjen edhe djalli i mallkuar në karrige, veç le ta ndryshoj dhe le ta zbutë sado pak ngjyren e mjerimit Kosovar!“ Ky faktorë „njeri politik protestues“, lufton për karrige, i cili sot është definitivisht edhe i konsumuar, e të cilët dikur më heret, i kishin karriget në poses, por që nuk bëren asnjë ndryshim pozitiv në favor të qytetarit dhe që nuk kanë aspak ndryshim nga ky „faktor njeri poltik“, që sot aktualisht mbanë Karriget! Këta faktorë politik të konsumuar, do t‘i bënin nderë të madhë këtij populli dhe Qytetarit të Kosoves, sikur të terhiqeshin definitivisht nga „Politika“, duke mbetur me nderë me veprat e tyre të së kaluares. Këto struktura politike, skanë ardhmëri, sepse skanë as vizion, skanë as projekt të qartë politik, skanë as respektin e duhur ndaj qytetarit si dhe kerksave e nevojave urgjente të tyre! Prandaj, me keqardhje them se, të perdoret dhe keqperdoret gjendja e mjerë e qytetarit, në „Protesta“ si armë për realizimin e interesave të tyre: vetanake, private dhe karrieriste, është një turp i madh kombëtar! Kjo nuk paraqet patriotizëm, por paraqet vetëm një tendencë për gllabrimin e strukturave që nuk ju takojn! E derisa kjo tendencë është kështu, do të thotë se rrugtimi drejt konsolidimit të Shtetit të së drejtes, është në rrugen e dështimeve të reja! Qytetari këtë e ka kuptuar! Qytetari ynë, nuk ka më kohë për eksperimente të tilla, sepse gjendja ekonomike dhe socijale është së tepermi e degraduar! Qytetari, nuk ka nevoj të vijnë aty njerëz, apo ndonjë faktor tjeter„politik njeri“, i cili, nuk ka çka të sjellë të re e të mirë në favorin e tij, sepse është tërësisht i konsumuar dhe ska inovacione tjera të reja politike, me të cilat qytetarit i del përballë në interesin e tij! Qytetari ka nevoj për ndryshime në favorin e tij dhe jo, e përseris, jo vetëm në favorin e atij që zenë Karrigen si prijës i tyre! Qytetari sot don „ndryshimet në favorin e vet“ dhe vetëm në favorin e vet! Kështu dhe vetëm kështu bëhen dhe arrihen ndryshimet e vërteta, të cilat me të vërtet i duhen Kosoves, me urgjencë dhe më shumë se kurrë më parë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here