Protesta në Tiranë, Lulzim Basha: Ka dy vite që i durojmë, protesta deri në largim

0

Në Shqipëri përkrahës të opozitës protestuan përpara parlamentit, i cili pritet të votojë për buxhetin e vitit të ardhshëm. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, tha se propozimi i qeverisë është një katastrofë dhe se kjo është një arsye më tepër për të mbështetur kërkesën e opozitës për një qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Basha, ka deklaruar se “sot është një ditë e një ditë e rëndësishme për shqiptarët”, duke ftuar protestuesit të rrëzojnë aparteidin e Edi Ramës siç e quajti ai.

Basha ka kërkuar largimin një orë e më parë të Ramës dhe Metës, krijimin e një qeverie teknike, e cila sipas tij do të përgatisë terrenin për zgjedhje të reja të parakohshme.

“Ne i thamë së bashku qeverisë së Ramës e Metës, se demokracia dhe e drejta për të zgjedhur lirisht nuk dorëzohet me asnjë çmim. Ne jemi të vendosur që t’i themi qeverisë Rama dhe Meta ik!  Ka dy vite që kjo qeveri sillet si bandë që kur mori pushtetin. Gjendja ekonomike e shqiptarëve është e para që i rrëzoi këta mashtrues, këta dështues, sepse ekonomia e vendit u shkatërrua dhe nuk u hap asnjë vend i ri punë, – u shpreh Basha. – Deëmokratët janë nxjerrë nga puna, socialistët e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune pa dhënë ryshfet, sepse Rama ka krijuar një sistem të tillë. Një grup oligarkësh janë pasuruar më shpejt dhe këta janë Edi Rama, kokoshi 200 milionësh, kryeministri më i pasur i popullit më të varfër, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe si dhe kryetrafikanti i drogës Saimir Tahiri”.

Sipas Bashës, “ky është aparteidi i ramës, i cili vetë ka thyer çdo rekord hajdutërie. I bëj thirrje çdo protestuesi, demokrat dhe jo vetëm, se në çdo protestë të tregojmë qytetarinë tonë, duke mos i prekur asnjë kapele dhe asnjë fije floku policisë sonë, por jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fund me forcën e mosbindjes civile që sapo ka nisur. Sepse jemi një popull i pamposhtur deri sa të largojmë qeverinë e krimit, të korrupsionit, të hajdutërisë. Të rrëzojmë aparteidin e Edi Ramës me çdo kusht, demokracia i ka mjetet dhe zgjidhjet, por jo me këtë qeveri kusarësh”.

Basha pranoi se edhe gjatë qeverisjes së demokratëve janë bërë gabime dhe faturën e kanë paguar në zgjedhjet e vitit 2013: “Kemi bërë dhe ne gabime, kemi ne dhe stokun e faturës që e morën në zgjedhjet e vitit 2013, por unë ju kërkoj një gjë, që nëse qeverisja juaj ju vjedh dhe mashtron, të vini ta rrëzoni si sot këtu”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here