Protesta në Paris, turma e zemëruar kap dhe masakron policin

0

Një grup protestuesish të dhunshëm gjatë tubimit në Paris kundër vendimit të qeverisë Macron për rritjen e çmimit të naftës, kanë sulmuar shumë rëndë një oficer policie.

Në protestën e “Jelekëve të Verdhë” është filmuar një video, ku protestuesit e kapin një efektiv të Xhandarmërisë, e “zhveshin” nga mjetet e rënda, e shtrijnë në tokë dhe nisin ta godasin me shkelma e grushte njëri pas tjetrit.

Incidenti i rëndë me oficerin ka ndodhur pranë “Arc de Triomphe” në kryeqytetin francez. Por fatmirësisht, efektivi i shpëtoi grupit të dhunshëm, pasi një protestues e ndihmoi atë të ikte nga ata që e sulmuan.

Pamjet tregojnë vetëm një nga aktet e shumta të dhunës që ndodhën në Paris të shtunën, ku janë arrestuar rreth 260 persona dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kjo ishte java e tretë që protestat goditën Parisin, duke e kthyer qytetin në një fushë beteje. Demonstrata po zhvillohen edhe në qytete të tjera anembanë Francës, përfshirë Marsejën, Strasburgun dhe Toulouse.

RT

@RT_com

Police officer downed by mob amid Yellow Vest protestshttps://on.rt.com/9jlu 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here