Prostitutat e qytetit të madh

0

BARDHYL LONDO

Si do t’ia bejmë për një flirt sonte, sepse
për dashuri as që bëhet fjalë.
Në hollin e hotelit Kosmos
prostitutat presin në radhë.
Gjunjëzbuluar nëpër kolltukë
të gatëshm të fusin mes gjunjëve qytetin e madh.

Jashtë dritat e makinave bien mbi dëborën e pistë.
Rrugët e qytetit ndotin me llumëtirë menustracionesh. Menopauza
kurrë s’do ta shterpojë këtë qytet.
Vetëm vetmia qenka e tmerrshme në këtë qytet të zhurmshëm. Madje vetmia me kurvat pranë më e zezë është
se vetë varri.
Vetëm vetminë ka të madhe ky qytet.
Vetë është aq i vogël sa futet në shalët e një prostitute.
Por si do t’ia bëjmë për një flirt sonte sepse
për dashuri as që bëhet fjalë.

Vetminë vrite me kurvën e parë.
Nesër do të lindë një qytet i madh si ky.
Sepse vetëm nga flirtet, kurrë nga dashuritë,
kanë lindur qytetet e mëdhenj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here