Propolisi, kura natyrore kundër virusëve në dimër

0

E prodhuar nga bletët për të mbrojtur kosheren, Propolis ka aftësinë për të qenë një dezinfektues shumë i mirë dhe për trupin e njeriut, në veçanti për rrugët respiratore.

Duke u marrë në doza të përditshme në të gjithë stinën e ftohtë, propolis kryen një funksion si antibiotik dhe anivirusal natyror, që mbron nga virozat e dimrit.

Propolis përmban minerale dhe vitamina të çmuara që aktivizojnë mekanizmat mbrojtëse të trupi dhe që vepron si një vaksinë e vërtet e tëra natyrale.

Një studim i fundit shkencor ka treguar se aktiviteti i Propolis është pikërisht i lidhur me celulat macrofage, që sulmojë mikro-organizmat invaziv.

Porpolis është aleati më i mirë kur i ftohti, ndotja dhe stresi na ekspozojnë ndaj sëmundjeve infektive dhe ftohjes. Kjo substancë jo vetëm është barrierë kundër agjentëve patogjene, duke e bërë organizmin me fortë, por ndihmon dhe në lehtësimin e etapës kur tashmë jemi ftohur dhe përmirëson iritimet të fytit dhe të rrugëve ajrore.

Si të përdorim Propolis:

Përdorimi i Propolis këshillohet për çdo ditë deri në fillim të pranverës. Mund të zgjidhni ta përdorni në spray ose shurup, që janë të përshtatshme dhe për fëmijët, ose dhe me pika.

Mbani mend që duhet konsumuar gjithmonë në distancë nga vaktet dhe në darkë përpara se të bini për të fjetur./tvklan.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here