Pronarja 53 vjeçe e Olimpikut të Marsejës, shtatzënë me binjake

0

Miliaraderja zvicerane Margarita Louis-Dreyfus është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë 2 binjake, pavarësisht moshës 53-vjeçare.

E njohur në fushën e biznesit, Margarita Louis-Dreyfus, drejton grupin  “Louis Dreyfus” dhe gjithashtu është pronare e skuadrës së futbollit, Olimpik i Marsejës.

Vejusha 53-vjeçare e biznesmenit francez Robert Louis-Dreyfus pritet të lindë në prill, thuhet në deklaratën e grupit që ajo drejton.

“Ajo do të mbajë detyrën si kryetare e këtij grupi deri në lindjen e vajzave dhe pas një pushimi të shkurtër do të rikthehet në fund të prillit”, njofton më tej kompania.

53-vjeçarja Louis-Dreyfus ka lindur në Rusi por ka fituar shtetësinë zvicerane falë martesës së parë, para se të njihej me Robert Louis-Dreyfus në vitin 1988.

Ata u martuan në vitin 1992 dhe sollën në jetë tre djem, ndërsa disa vjet më vonë Robert Louis-Dreyfus, i cili mes kompanive të tjera ka drejtuar edhe “Adidas”-in, ndërroi jetë në vitin 2009 për shkak të leuçemisë.

E shoqja mori drejtimin e kompanisë dhe pronësinë e skuadrës së futbollit duke u bërë një nga gratë më të pasura në botë, me një pasuri që llogaritet rreth 7.1 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”.

Partneri i saj aktual është Philipp Hildebrand, 52 vjeç, ish-kreu i Bankës Qendrore të Zvicrës, aktualisht zëvendëspresident i fondit të investimeve amerikane “BlackRock”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here