Promovohet “Miftar Hasani…”, vepër e Habib Zogajt e e Ahmet Rexhajt

0

Është promovuar monografia ” Miftar Hasani 1900-1926 ” – ribotim me plotësime) – i autorëve Habib Zogaj e Ahmet Rexhaj.
Kjo ka ndodhur të mërkurën në Amfiteatrin e Bibliotekes Kombëtare “Pjetërt Bogdani”. Në mungesë të recenzentit Asllan Krasniqi, kumtesa e tij u lexua nga Herolinde Zogaj, kurse para te pranishmëve folën edhe Reshat Sahitaj, Prend Buzhala, Ali Geci, Martin Çuni, Mehmet Rukiqi Liman Rushiti. U thanë fjalë të mëdha për kryepersonazhin, për familjen e tij, për veprën dhe kompletimin e pasurimin e saj me katër versione.
Të pranishmit i përshendeti edhe Miftar Hasani i ri. Autorët, Habib Zogaj e Ahmet Rexhaj përshendetën audiencën dhe shtuan gati fare pak fjalë pas gjithë atyre të oratorëve.
Aktivisti Fetah Rudi propozoi që shkolla e fshatit të lindjes së Miftar Hasanit në Komunën e Malishevës të marrë emrin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here