Promovohen dy libra të autores Donika Dabishevci

0

Libri studimor “Proza e poetizuar “ si dhe ai me poezi “Kam me ardhë si deka”, janë dy veprat më të reja të autores Donika Dabishevci, të cilat u promovuan sot në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Libri studimor “Proza e poetizuar “ si dhe ai me poezi “Kam me ardhë si deka” , janë dy veprat më të reja të autores Donika Dabishevci, të cilat u promovuan sot në Institutin Albanologjik të Kosovës, transmeton rtklive.com.

Në studimin monografik “Proza e poetizuar”, Dabishevci ka sjell një analizë të veprave të prozave poetike të autorëve shqiptarë,Faik Konica, Mithat Frashëri, Ernest Koliqi, Martin Camaj dhe Milah Manxharit, duke  u marrë fillimisht me lë historinë e zhanreve, për të s kaluar te lindja e prozës poetike si formë e veçantë letrare duke i zbërthyer elementet e saj strukturale. Tutje dijen teorike, autorja e ka aplikuar në analizimin dhe interpretimin e prozave poetike të pesë autorëve shqiptarë, Faik Konicës, Ernest Koliqit, Mit’hat Frashërit, Martin Camajt E mihal Haxharit. Ndërsa në veprën “Kam me ardhë si deka”, autorja për lexuesit sjell filozofinë e dashurisë në vargje të ndjeshme e të përcjella me një tension dramatik fund e krye.

Referuesi i librit “Proza e poetizuar’ , studiuesi i letërsisë, Fadil Grajçevci, i cili është edhe udhëheqës i Degës së Letërsisë në Institutin Albanologjik, paraqiti një analizë të detajuar të këtij libri , duke u ndalur te metoda e studimit, mënyra e interpretimit të autores dhe të rejat që i ka sjellur ky libër shkencor.

“Donika, flet për evoluimin letrar të zhanrit dhe konceptit të zhanrit, për t’u futur më sigurtë në shtjellimin e problemit kryesor , depërtimin në shtresat të kuptimit të prozës poetike, si çfarë konsiderohet vërtetë prozë poetike, brenda cilave skema hynë, ku ndryshon ajo, si funksionon dhe si bashkëveprojnë proza dhe poezia brenda saj, çfarë ka poetike dhe çfarë prozaike , cili është sistemi që e bënë të qëndrojë në këmbë të veta , sa është e konsoliduar proza poetike dhe sa dallon prej zhanreve të tjera. Do të paraqitet zhvillimi historik i këtij zhanri në letërsinë e përbotshme dhe më pastaj edhe në atë shqipe”, tha Grajçevci.

‘Para se t’i trajtojë veç e veç, prozat poetike të këtyre autorëve, në kapituj të veçantë, studiuesja Dabishevci, flet kryesisht për metodologjinë që ajo ka ndjekur, duke sqaruar arsyet e mbështetjes në metoda të caktuara, si formaliste, strukturaliste, kur është marrë me format e prozave poetike, analizës së tekstit, interpretimin e kuptimeve që ofrojnë tekstet e përzgjedhura apo edhe krahasimtare. Me të përbashkëtat dhe dallimet mes autorëve dhe teksteve, për t’ia krijuar një pasqyrë më të qartë lexuesit, mbi këtë formë të shprehjes letrare”.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës Ardian Haxha veprën “Kam me ardhë si deka“ e vlerësoi vepër që tregon sa ka humbur gjuha shqipe në vitin 1972 , duke i lënë anash format e gegnishtes, ndërsa u ndal tek libri  “Proza e poetizuar”, ku trajtimin e formës letrare të prozës poetike nga ana e autores Dabishevci e cilësoi sfidë të veçantë.

“Studimi i prozës poetike dhe trajtimi i prozave poetike të autorëve emblematikë shqiptarë, që kanë kultivuar prozën poetike paraqet një sfidë të veçantë studimore për secilin studiues teoriko-letrar dhe kritik letrar, për faktin se vetë sintagma prozë poetike ngërthen në vete dy e më shumë përbërës zhanror, dy e më shumë përbërës tipologjik”, tha Haxhaj.

“ Studiuesja Dabishevci, ka marrë në konsideratë teorikët e letërsisë që janë marrë së pari me diferencimin zhanror të prozës poetike. E vështruar me llupën e një studiueseje që citueshmërinë dhe parafrazimin nuk e përdor për formë, por për përmbajtje, shqyrtimin e nocioneve të teoricienëve dhe studiuesve si Cvetan Dodorov, Zherar Zhenet, Rene Velek, Rolan Bartes etj, mundëson që qartazi të diferencohet zhanri i prozës poetike si zhanër, edhe pse i ndërmjetëm, por që qëndron si zhanër i veçantë”, theksoi Haxhaj.

Në vlerësimin e librit me poezi  “Kam me ardhë si deka”, prozatori Gëzim Aliu tha se ky libër ngërthen rrëfim dashurie që bashkon disa gjendje emocionale.

“Këtë libër me poezi unë e lexoj edhe si një rrëfim dashurie të katër gjendjeve emocionale si joshja, bashkimi, ndarja dhe dhimbja. Pra libri me poezi “Kam me ardhë si vdekja” ndahet në katër pjesë që lidhen logjikisht në tërësi nga rrëfimi i poeteshës që jeton brenda botës së tekstit poetik. Kështu vetëdija letrare e autores reale ka arritur të bashkojë rrëfimin dhe poezinë, duke na dhënë një vepër që sigurisht hynë te krijimet poetike më të mira të kohës së fundit të letërsisë shqipe”, tha studiuesi Aliu.

Autori i njohur nga Shqipëria për kritikast e tij për veprat letrare,  Agim Baçi autoren e konsideroi si tejet origjinale. Duke vlerësuar idenë, tematikën e filozofinë e librit, ai u ndal tutje edhe te gjuha e përdorur në këtë libër.

“ Të mësuar me toskërishten në shumë libra në Tiranë, e kishim menduar gegërishten të ardhur si burrërore, si diçka luftarake, si diçka që flet për gjëra të mëdha, për gjëra që i përkasin një kohe shumë të rëndësishme. Në fakt, Donika ma solli gegërishten duke nusëruar. Është një befasi. Nuk më kujton as Bukovskin as Safon. Më kujton vetëm Donikën. Është shumë origjinale”.

Autorja e dy librave Donika Dabishevci tregoi se libri “ Proza e poetizuar”  ishte projekti i saj i  cili zgjati 4-5 vite, ndërsa e konsideroi si kurorëzimin më të mirë të mundshëm botimin e librit ngas  Instituti Albanologjik, thuajse i vetmi Institut serioz shkencor në Kosovë.

“Gjatë kësaj periudhe kam shkruar edhe librin me poezi , të cilat ashtu si filluan edhe  mbaruan – natyrshëm”, tha Dabishevci.

Promovimi u shqua edhe për pjesëmarrje masive të dashamirëve të letërsisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here