Prokuroria speciale i fton të dëmtuarit të paraqesin dëshmi kundër Bunjakut

0

PRISHTINË, 4 SHKURT – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes mjeteve të informimit publik, i ka ftuar sot qytetarët e vendit të cilët ndihen të dëmtuar nga e pandehura Estrida Bunjaku, pronare e kompanisë “VENIS-O- GROUP “ me seli ne Prishtinë, të paraqiten në prokurori për të dëshmuar. Sipas prokurorisë kjo e pandehur i ka mashtruar rreth 176 qytetarë, duke nënshkruar kontrata të rrejshme për shitblerje të banesave, dhe sipas njoftimit të dëmtuarit dëshmitë që i kanë mund t’i paraqesin çdo ditë pune nga ora 8.30 deri në orën 15.30, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (rruga: “Fehmi Agani”, ndërtesa e PTC-së, Prishtinë), apo në Drejtoratin kundër krimit ekonomik në Policinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here