Prokuroria Speciale i akuzon 3 persona për “dallavere” me pasaporta të Shqipërisë

0

PRISHTINË, 2 SHKURT – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurve Qazim Beqaj, Gazmen Halimi, e Qerim Ramani, për krim të organizuar, është njoftuar nga kjo prokurori sot. “Të pandehurit Qazim Beqaj e Gazmen Halimi, si grup i strukturuar e i organizuar kriminal, së bashku me persona NN, nga Republika e Shqipërisë, me qëllim që vetes t’i sjellin përfitime financiare të drejtpërdrejta, gjatë vitit 2011 disa personave nga Republika e Kosovës, të cilët kanë dashur që të udhëtojnë jashtë vendit, në këmbim të shumave të ndryshme financiare, u kanë siguruar pasaporta të Republikës së Shqipërisë”, është shpjeguar në njoftim. “Ndërkaq, të pandehurit Gazmen Halimi e Qerim Ramani një të dëmtuari i kanë paraqitur fakte të rrejshme, se kanë të njohur në Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe se munden t’ia rregullojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë për shumën prej 5000 eurosh”, janë dhënë detaje të tjera nga prokuroria. “I dëmtuari ka kundërshtuar t’ia jap këtë shumë të të hollave dhe të pandehurit disa herë kanë shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit duke i bërë presion dhe duke e kërcënuar që t’ua jep të hollat. I dëmtuari nga frika ka arritur të siguroj dhe t’ua jep shumën prej 2.300 €”, ka plotësuar prokuroris. I pandehuri Gazmen Halimi, merret vesh se gjithashtu për përfitime të paligjshme është paraqitur rrejshëm si zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, dhe ka vënë në lajthitje disa persona, duke u thënë se në këmbim të shumave të caktuara financiare, mund t’ua liroj të afërmit nga paraburgimi. Tre të pandehurve gjatë bastisjeve u janë gjetur edhe armë të ndryshme pa leje. Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, të shpallen fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here