Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për ndërtime kundërligjore

0
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për vepra penale, të cilat ndërlidhen me ndërtimet kundërligjore, kundër njëmbëdhjetë personave, prej tyre dhjetë zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe një pronar i një kompanie private.
Sipas një njoftimi për medie, kjo prokurori ka ngritur aktakuzë kundër ish-shefit të Sektorit për Ndërtim, ish-zyrtarit për Përmbarim dhe ish-inspektorëve për Ndërtim në Sektorin e Inspeksionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe kundër një pronari të një kompanie private për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here