Prokuroria: Ja pse u arrestua dhe u lirua Albin Kurti

0

Prokuroria është deklaruar sot për arsyen e arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai u arrestua mbrëmë nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i Kurtit ka ndodhur në kuadër të hetimeve që i ka filluar Departamenti i Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngjarjet e fundit në Kuvend, të gjithë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se Albin Kurti është intervistuar në polici, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here