Prokuroria hap hetimet kundër fushatës kërcënuese ndaj Veton Surroit

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me vëmendje ka përcjellë komentet kërcënuese që ditëve të fundit përmes një faqeje të rrjetit social Facebook u janë dërguar shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi, thuhet në komunikatën që ka dërguar për media Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Duke vlerësuar se këto komente përbëhen nga elementet e veprës penale, kryeprokurori Lumezi ka autorizuar sot Prokurorinë Themelore në Prishtinë që t’i hap hetimet kundër personave që përmes rrjeteve sociale e ushtrojnë fushatën kërcënuese kundër z. Surroi”, thuhet në komunikatë.

Në arsyetimin për një hap të tillë, kryeprokurori Lumezi ka theksuar se fjala e lirë dhe e drejta për të shprehur mendimin ndryshe pa e cenuar të njëjtën të drejtë të të tjerëve, janë vlerat fundamentale të shoqërisë e shtetit kosovar dhe se ato e gëzojnë mbrojtjen absolute kushtetuese dhe ligjore.

Gjithnjë sipas komunikatës, Kryeprokurori i Shtetit është i bindur se vendi, i cili do të lejojë dominimin e njëmendësisë, imponimin e botëkuptimeve radikale dhe kryqëzimin publik deri te thirrjet e hapura për ekzekutim të mos-bashkëmendimtarëve, nuk ka të ardhme të sigurt.

“Kryeprokurorit Lumezi dhe i gjithë sistemi prokurorial do të angazhohet maksimalisht në mbrojtjen e fondamenteve shoqërore dhe kushtetuese që sigurojnë lirinë e shprehjes, mediat e pavarura dhe të drejtën që të mendohet dhe shprehet ndryshe në debatet akademike, publike e shoqërore”, mbyllet komunikata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here