Prokuroria: Gjashtë marinarë, italian e grek e ndotën qëlllimisht Durrësin

0

Ndotja e bregdetit në Durrës në nëntor dyshohet se është bërë qëllimisht nga dy anije, një greke dhe një italiane. Prokuroria e Durrësit u ka dërguar letër-porosi dy vendeve fqinje për të identifikuar pronarët e mjeteve të dyshuara si dhe për marrjen në pyetje të 6 marinarëve që drejtonin anijet.

“Kjo ndotje është bërë me qëllim pasi anijet të cilat kalojnë në ujërat tona bëjnë derdhje të mbetjeve për të shmangur taksat e larta që duhet të paguajnë në portet greke e italiane, të cilat klasifikohen me flamurin “Blu” për nga pastërtia e ujit dhe kanë taksë shumë të lartë për derdhjen e mbetjeve”, citon “Report TV” burime pranë prokurorisë së Durrësit.

Me mbërritjen e letër-porosive, prokuroria pritet të mbyllë hetimet për ndotjen e konsideruar krim mjedisor për të cilën provat bëjnë përgjegjës 6 marinarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here