Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e kunatave Vava

0

Burg i përjetshëm për vrasësit e dy kunatave. Prokuroria publikon dosjen prej 26 faqesh për aktin makabër të vrasjes së të moshuarave për t`ju marrë pasurinë. Kështu prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim të përjetshëm për të tre autorët e vjedhjes me pasojë vdekjen e Elsa dhe Gjinovefa Vava, ngjarja e ndodhur në 2014 në qytetin e Durrësit. Të akuzuarit për këtë çështje janë Indrit Shaqja, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli, të akuzuar për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”. Në seancën e kaluar gjyqësore, i akuzuari Endrit Shaqja mori përsipër fajin dhe duke thënë se i vrau ai dy kunatat. Ndërsa nipi i viktimave, Artur Kaçanolli, tha se Gjinofevën e kishte teze dhe Elsën, nusen e dajës. Ai ka mohuar që të ketë lidhje me këtë vrasje, po kështu edhe Velson Elmazi tha se është i pafajshëm, ndërsa ka qenë Vaso Vava që në dëshminë e tij dhënë për hetimin ka treguar se një dhomë në këtë banesë gjithnjë rrinte e kyçur për nënën e Artur Kaçanollit, e cila sa herë që vinte në Shqipëri i bënte pushimet pikërisht me viktimat tre të pandehurve.

Prokuroria

“Banesa ku u gjetën të vdekura shtetaset Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava, ndodhet në lagjen nr. 11,Durrës. Është  dy katëshe, e rrethuar me mur dhe me oborr. Në katin e parë ndodhen katër dhoma, ku në dhomën e pozicionuar në pjesën perëndimore është konstatuar hapja me forcë e dritares nga ku është bërë hyrja në banesën në fjalë. Në këtë dhomë, nga ku është bërë hyrja, është evidentuar se nuk ishin lëvizur apo dëmtuar sendet që ndodheshin në të. Dhoma tjetër në krahun lindor përballë dhomës nga ku është bërë hyrja në banesë, të sipër përshkruar është gjetur e mbyllur dhe dhoma tjetër ngjitur me të është gjetur e hapur ku edhe janë konstatuar sende të hedhura në mënyrë të çrregullt në dysheme dhe në kolltukë. Dhe në fund të korridorit është gjetur edhe një dhomë tjetër ku është konstatuar e shtrirë në gjendje të paralizuar shtetasja Mariana Vava- motra e shtetases Gjenovefa Vava.

Kjo shtetase nuk ka pësuar asnjë lloj dhune apo dëmtimi dhe se në dhomën e saj nuk është vënë re rrëmujë. Sipas dëshmitarit Vaso Vava, dhoma në katin e parë e cila ishte e paprekur, ishte e shtetases Roberta Jorgoni- nëna e të pandehurit Artur Kaçanolli. Shtetësja Roberta Jorgoni, sipas dëshmitarit Vaso Vava dhe të pandehurit Artur Kaçanolli, jetonte në Itali dhe kur vinte në Durrës qëndronte tek banesa e viktimave, në dhomën e saj.  Në vazhdim, në këtë banesë, për t’u ngjitur në katin e dytë shërbente një shkallë e brendshme që ndodhej në sallonin e katit të parë. Në këtë kat ndodheshin katër dhoma. Të dy viktimat janë gjetur në dy dhoma të ndryshme të katit të dytë të banesës, ishin me rroba gjumi dhe se ato ishin të lidhura me qese ngjitëse skoç në gojë, në këmbë dhe në duar”./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here