Prokuroria dhe Policia e Kosovës në shtëpinë e deputetit Ramiz Kelmendi

0

Prokuroria e Pejës së bashku me Policinë e këtij rajoni, para pak minutash kanë qëndruar në shtëpinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi. Ata kishin shkuar për ta intervistuar këtë të fundit, lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar përshkak të qëndrimeve pro demarkacionit.

Këtë e bëri të ditur vetë Kelmendi. Ai për Insajderi pranoi se prokuroria dhe policia ishin në shtëpinë e tij, por që tha se nuk u ka dhënë deklaratë, duke e shtyrë për një ditë.

“Po, është e vërtetë, ata ishin në shtëpi për t’më intervistuar. Por, unë kërkova që kjo të shtyhet për ndonjë ditë përshkak të kontrolleve mjekësore që kisha për të hyrë“, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka shtuar se në momentin kur do të intervistohet nga organet e rendit, ai nuk është i gatshëm që t’i tregojë emrat e atyre që e kanë kërcënuar.

“Unë emra nuk do të jap. S’kam siguri nëse e bëj një gjë të tillë. Unë po kërcënohem përshkak se jam nga Rugova, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit më janë vërsuluar mua”, tha Kelmendi.

Deputeti i LDK-së, bëri të ditur se sot përfundimisht nuk do të jetë pjesë e seancës, ku pritet votimi i marrëveshjes në mes kufirit Kosovë-Mal i Zi.

“Jo, sot nuk do të jem prezent”

I pyetur se a do të marrë pjesë në ndonjë seancë eventuale tjetër për demarkacion, nëse nuk do të arrijë të kalojë sot, Kelmendi tha se do të jetë i pranishëm në seancat tjera, por që nuk do të votojë pro marrëveshjes së kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Po, nëse nuk kalon sot, atëherë në ndonjë seancë tjetër unë do të jem i pranishëm. Por, që me shumë gjasë do të votojë kundër. Më është kërcënuar familja, dhe kjo është mbi të gjitha për mua. Nuk kam siguri nëse e votojë këtë marrëveshje“, ka thënë Kelmendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here