Prokurori Ali Rexha: Rasti i Kumanovës mund të përsëritet në Kosovë

0

Prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Ali Rexha ka paralajmëruar se një rast i ngjashëm sikurse para dy javësh në Kumanovë mund të përsëritet edhe në Kosovë.

Ai duke folur për kërkesën për obduksion, ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës se i ka ardhur një kërkesë me shkrim nga ana e familjarëve të vrarëve në Kumanovë, për përsëritjen e obduksionit, pasi që familjarët e të vrarëve nuk i besojnë objektivitetit të institucioneve të Maqedoni.

“Sot më kanë ardhur nëntë kërkesa të familjarëve, të nëntë personave që kanë pësuar me jetë në rastin e Kumanovës me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Të gjithë këta persona kanë dhënë kërkesë me shkrim te unë, që me i dhënë urdhëresë departamentit të mjekësisë me i bërë obduksion edhe njëherë, për arsye se ata dyshojnë në objektivitetin e institucionit përkatës në Maqedoni”, theksoi Rexha.

Ai paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë, po përgatitet që të ndodh edhe në Kosovë, por informacione më të detajuara për vendin dhe kohën nuk dha, por thjeshtë tregoi se institucionet e shtetit janë në dijeni për disa lëvizje të këtij lloji.

“ Unë po merrem me një rast më herët se që ka ndodhur në Kumanovë, me një rast shumë të rëndë që pritet me ndodh në Kosovë. Mirëpo jemi në vazhdën e hetimeve dhe nxjerrjes së provave materiale lidhur me ato. Ne si shtet ligjor do ta pengojmë atë vepër penale, mirëpo jemi duke përcjell se kush është i përfshirë në atë rast edhe çka po duan konkretisht me bo”,Rexha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here