Profesori i tij për ministrin Cakaj: Mendje brilante

0

Blerim Latifi, filozof, pedagog dhe analist i njohur nga Kosova, ka komentuar zgjedhjen e Gent Cakajt, ish-student i tij, si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Latifi thotë se Genti është një mendje brilante. Latifi thekson se Cakaj do japë kontribut edhe në politikë.

“Gentin e kam pasur student në Departamentin e Filozofisë. Studentë si ai, janë të rrallë. Ka qenë një bibliofag i pashoq. Një mendje brilante në filozofi, në njohuritë historiografike, në letërsi dhe teoritë politike. Përfshirja e tij ‘full time’ në politikë është humbje për filozofinë akademike te ne, humbje që besoj se do të arsyetohet me kontributin e tij kreativ në avancimin e politikëbërjes shqiptare”, thotë Latifi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here