Prodhuesi i kamerave GoPro zgjedhë si pamje dite fotografi nga Kosova,por …(foto)

0

Gjiganti i prodhimit të kamerave, ka zgjedhur sot si fotografi të ditës urën e metaltë që të dërgon për në Via Ferrata në Pejë.

gopro4

Fotografinë e bërë nga Leorent Kelmendi, ku poshtë urës dhe këmbëve të tij shihet uji i rrëmbyeshëm i Bistricës, ata e kanë përshkruar ndryshe, transmeton Telegrafi.

Në vend se të shkruajnë se kjo ndodhet në Kosovë, përbri fotografisë ata kanë shkruar se kjo fotografi është bërë në Dolomite (male në Itali).

Ka qenë i menjëhershëm reagimi në komente, por ende nuk është përmirësuar fotografia që ka marrë me mijëra pëlqime. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here