Procedohet penalisht kreu i bashkisë së Vorës, blinte vota me 10 mijë lekë

0

Policia ka nisur procedimin penal ndaj kreut të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili me akuzën se ka paguar nga 10 mijë lekë të reja dy persona për t’ju blerë votën.

“Më datë 12 qershor të këtij viti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.I, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Bashkisë së Vorës, sepse në zyrën e firmës ‘Agron Blend’ po në Vorë, u ka dhënë nga 10 mijë lekë shtetasve B.S., 45 vjeç, dhe Sh.B., 49 vjeç, me qëllim blerjen e votës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Isamili është kandidat i PD për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në bashkinë Vorë.

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here