Prizreni vlerësohet si vendi më i dashur në Evropë

0

Portali Travelers Today, shkruan për vendet që duhet të vizitohen më shumë në Evropë. Njëri ndër vendet e përmendura është edhe Kosova, veçanërisht Prizreni.
Këto destinacione evropianë janë ende të pa eksploruara, janë vende të bukura dhe vende me atraksion. Kështu shkruan “Travelers Today”, transmeton Gazeta Express.

Njëri ndër vendet që vlerësohet si vendi më i dashur në botë, është edhe Kosova.

Veçanërisht, flet për qytetin e Prizrenit, ku thotë se është vendi më i dashur në Evropë. Ka kafene të ndryshme rreth qytetit, restorante dhe bare që ofrojnë pije me çmim të lirë.

Gjithashtu ky portal shkruan se duhet vizituar edhe Kalaja e vendit. Nga aty do të keni një pamje të bukur të qytetit, ku gjithashtu mund të bëni edhe piknik, shkruan Travelers Today, transmeton Gazeta Express.

Ky portal shkruan edhe për rivierën shqiptare, që e përshkruan i mbushur me bukuri natyrore.

Ndër vendet tjera të përmendura janë edhe Maqedonia, Mali i Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here