Prizren: Gruaja e rrahë burrin e saj  

0

 

Në Prizren ka ndodhur një rast më specifik i dhunës familjare. Për dallim nga kronikat e përditshme policore ku viktima janë gratë, kësaj radhe ka ndodhur e kundërta. Një burr i përkatësisë etnike shqiptare nga rruga “Lazër Lumezi” në Prizren ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e së njëjtës përkatësi etnike. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se me urdhër të prokurorit gruaja e dhunshme është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here