Prizren: Dikush e rrah nënën, dikush gruan, e dikush gjithë familjen  

0

 

Disa raste dhune familjare janë shënuar në 24 orëshin e fundit në Rajonin e Prizrenit. Në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren është arrestuar një qytetar pasi i ka kanosur dhe sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij. Ky qytetar sipas Policisë së Kosovës është recidivist i veprave të tilla penale. Me urdhër të prokurorit ai është dërguar prapa grilave. Në të njëjtin qytet por në rrugën “Betim Berisha” është arrestuar një qytetar tjëtër pasi që e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.  Sipas viktimës ky person është poashtu recidivist i veprave të tilla. Me urdhër të prokurorit edhe ky person është dërguar në burgNë Suharekë ndërkaq është arrestuar një i mitur  pasi që pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar  dhe goditur me mjet të fortë nënën e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ajo është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit sulmuesi është mbyllur në burg.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here