Pritet largimi nga Kosova i Prokurorit të Eulexit që ishte kundër zgjedhjes së Lumezit kryeprokuror

0

Prokurori finlandez, Heikki Wendorf, pritet të largohet nga misioni i EULEX-it javët në vazhdim, kanë thënë burime ndërkombëtare.

Duke i dërguar presidentes Atifete Jahjaga letër sekrete pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese nuk gjeti shkelje në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit kryeprokuror madje dy ditë para dekretimit, po dyshohet se prokurori është bërë pjesë e grupeve që kanë dashur ta pengonin emërimin e tij në krye të organit të akuzës, shkruan sot Koha Ditore.

Në EULEX nuk kanë folur për procedurat e mundshme hetimore kundër prokurorit me arsyetimin se kjo është çështje e brendshme.

Disa diplomatë evropianë i kanë thënë të enjten “Kohës Ditore” se janë të shokuar me veprimin e prokurorit, të cilin e kanë quajtur skandal. Ata kanë thënë në kushte anonimiteti se letra ka pasur qëllim parandalimin e dekretimit të Lumezit për kryeprokuror.

“Ne nuk shohim më mundësi që ky prokuror të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë”, ka thënë njëri prej diplomatëve të akredituar në Prishtinë, në kushte anonimiteti. Ai ka kërkuar nga shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, që ta adresojë në mënyrë të duhur këtë çështje. Diplomatët kanë thënë se nuk janë të kënaqur as me mënyrën e komunikimit të shefit të tashëm të misionit Meucci nga i cili kanë thënë se presin “të jetë më shumë miqësor ndaj opinionit kosovar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here