Prishtinë: Në një shtëpi gjenden kallashnikov, revole, bomba…

0

Dje në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë janë arrestuar një mashkull dhe një femër, të përkatësisë nacionale shqiptare pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa armë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës tek ta janë gjetur një pushkë automatike AK-47 me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë, 6 granata dore, disa krehër të zbrazët të municionit dhe disa pajisje për pastrimin e armëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here