Prishtinë: Është vendosur një gyp në shesh, ku mund të ushqehen kafshët pa pronarë

0

Në këto ditë kur kafshët endacake rrezikohen nga të ftohtit dhe uria, ka filluar një aksion në ndihmë të tyre.

Dyqani “Dr Vape” nga Prishtina kanë konfimuar për KosovaPress se kanë vendosur një gyp në shesh, përmes së cilit mund të ushqehen kafshët endacake.

Në përgjigjen e tyre, ata thanë se kanë për qëllim që t’i ndihmojnë kafshët endacake që nuk mund ta sigurojnë ushqimin.

Po ashtu, përmes një postimi në facebook, ata kanë thënë se për çdo blerje që bëjnë klientët në dyqanin e tyre, pesë për qind e të hollave do t’i dedikohet blerjes së ushqimit për kafshët endacake.

Një aksioni të ngjashëm iu është bashkangjitur edhe një piceri në qytetin e Prishtinës.

Organizata “Të bashkuar për kafshët”, ka njoftuar se kjo piceri, për çdo picë vegjetariane që shitet, do të ndajë 10 për qind të të hollave për të blerë ushqim për kafshët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here