Prishtinë: Është përfshirë nga zjarri NLB

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se një ditë më parë në Prishtinë nga zjarri është përfshirë kati përdhesë i objektit të bankës NLB. “Ne vend-ngjarje kanë dal njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizuar zjarrin”, ka bërë me dije policia.  Si pasoj e tymit, është nxjerrë jashtë tërë personeli. Disa nga të punësuarit kanë patur nevojë edhe për ndihmë mjekësore e cila u është ofruar. Nuk është raportuar diqka rreth rrethanave në të cilat ka shpërthyer zjarri, apo nëse rasti ka të bëjë me disponimin antislloven si sulm ndaj biznesve me prejardhje sllovene, pas arrestimit të Ramush Haradinajt që ka ndodhur para disa ditësh në Slloveni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here