Prishtinë: Digjet një shtëpi, lëndohen dy meshkuj

0

Raportohet se është përfshirë nga zjarri kati i dytë dhe i tret i një shtëpie në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj të cilët ishin duke banuar në shtëpinë e lartcekur. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë ngarkesa e madhe e pajisjeve elektrike. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e demit të shkaktuar nuk dihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here