Prishtinë: Arrestohet Fjolla Morina

0

Para 10 muajsh, Fjolla Morina, u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë me dy armë zjarri me vete.

Muaj më vonë ajo u arratis nga arresti shtëpiak në banesën në Kukës.

Por raportohet se këngëtarja është arrestuar sot në Prishtinë, para lokalit të saj të fustaneve.

Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj.

Videon mund ta shihni duke Klikuar KËTU.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express, duke cekur urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.

“Në bazë të urdhër arrestit  ndërkombëtar të lëshuar  nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here